Vazhdon siç ka qenë!
Në një faqe në Facebook postohej dje kjo këngë. Titulli kuptimplotë, kumbues madje: Pekini maskën e çorri! Me arsyetimin e qashtër: Se nuk i mbante më petë lakrori!
Vazhdon teksti me denoncimin e pazareve të Kinës me Amerikën, që si gjeopolitikë globale kondensoi me deviacionizmin e vet anti-parimor këtë xhevahir të polifonisë sonë. Sepse jona është, nuk kemi çfarë themi!
Duhet të jetë në vitet ’70 të shekullit të kaluar! Planet tregojnë një audiencë gjithë vetëbesim që sheh e gëzuar grupin zagorit që ia numëron një më një lapërdhitë Kinës dhe Pekinit. Një pamje që nuk ndryshon nga sot, kur ceremonitë e përlavdimit i lënë vendin njëra-tjetrës për të pasuar mandej në mëri dhe inate si prej grash, por që megjithatë prodhojnë pandalshëm atë polifoninë e komenteve online që janë solidare të udhëheqësisë largpamëse së këtij vendi.
Sa pak ka ndryshuar dhe do të ndryshojë kultura publike e kësaj shoqërie! Sa lehtësisht rrëshket ajo përherë në të njëjtën piletë, ashtu me rënie të lirë duke i kënduar vetes gjithë dashuri e duke bërë sikur nuk e sheh ku po gremiset. Ishte dje kjo gjë, e vazhdon sot. Dje paguhej me kokë “indiferenca”, sot paguhet me përjashtim dhe ikje.
E megjithatë ata që këndojnë e ata që duartrokasin, që ngrenë në qiell vizione dhe vegime, janë të shumtë dhe të organizuar. Nuk i shterojnë këtij vendi asnjëherë. Tani në këto anë Zoti nuk kaloi ndonjëherë me aq sa dimë, por ata që kaluan lanë kockat dhe maskat u çorrën. Që nga Roma e deri te Kina. Edhe SHBA do ta çjerrë maskën, kjo është e sigurtë sepse e vërteta udhëton vetëm në varkën e shqiptarit të këtij soji që një ditë do të akuzojë edhe Diellin! Si tha edhe Lasgushi dikur: Kaluan këtej serbë e bullgarë, por trimat Mançellarë më shqyen derë me gjithë katinarë!
s.zaimi
Comments
Si eshte ndjere Saliu kur ka
Si eshte ndjere Saliu kur ka pare triumfin e Rames? Hapu dhe dhe futu thuaj. Mua mu duk sikur Rama ishte Sekretari i Shtetit dhe ai tjetri anonim i pervujtur...
Si shqiptar eshte ndjere. Kur
Si shqiptar eshte ndjere. Kur ia heq karrigen nga bytha shqiptarit nuk i mbetet gje me.
Pyetje
Kur je i dh*ere por krenar, eshte me e rendesishme si te shohin, apo si ndjehesh?
Duhet t'ia njohim kete "merite" udheheqesve tane Enverit te parit? Duke dashur te behemi si te gjithe te tjeret, vetvetiu ulemi ne fund te salles qe eshte plot prej kohesh. Po te hapin rruge te panjohura, shkojme ne gremine, por jemi "fanar" dhe paksa te lumtur.
Zgjidh...
Fiks fare!
Psikologjia moderne ka nje term per kete situate-fenomen, e quan "masturbim mental". E keqja eshte se nuk ia kane gjetur akoma ilaçin.
Edhe ky hajduti i pulave te
Edhe ky hajduti i pulave te Malo Kastrios ia corri masken grekeve.
Si gjithmone polifonia jone i kendon vetem trimave.
https://youtu.be/Kgj-H3hgi3o?si=BgLn30NOWPt2Rbj_
Add new comment