pekini
Vazhdon siç ka qenë!
Në një faqe në Facebook postohej dje kjo këngë. Titulli kuptimplotë, kumbues madje: Pekini maskën e çorri! Me arsyetimin e qashtër: Se nuk i mbante më petë lakrori!
Vazhdon teksti me denoncimin e pazareve të Kinës me Amerikën, që si gjeopolitikë globale kondensoi me deviacionizmin e vet anti-parimor këtë xhevahir të polifonisë sonë. Sepse jona është, nuk kemi çfarë themi!
Përplasje mes SHBA e Pekinit për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore
Teksa tensionet amerikano-kineze po përshkallëzohen Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar sërish. Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë pohoi qëndrimin e sekretarit të shtetit Rex Tillerson mbi ekspansionin territorial të Kinës në ujrat ndërkombëtare të Detit të Kinës jugore. Zotohemi, tha ai, se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Kina të marrë territor në ujrat ndërkombëtare të Kinës jugore. Deklarata e SHBA-së, për Kinën ka një zgjidhje, Luftë!
Provat e forcës së Koresë së Veriut, Kina: Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë luftë apo kaos në gadishullin korean
Testet e fundit të Koresë së Veriut kanë acaruar disa fuqi, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që bashkë me Korenë e Veriut, ndajnë një qëndrim shumë të ashpër ndaj Phenianit. Pas testit të fundit, zyrtarë nga SHBA folën për mundësinë e vendosjes së një sistemi raketor mbrojtës në gadishullin korean, i quajtur Terminal High Altitude Area Defense – Mbrojtja Ajrore Fundore në Lartësi të Mëdha.