Provat e forcës së Koresë së Veriut, Kina: Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë luftë apo kaos në gadishullin korean

Postuar në 30 Prill, 2016 23:59

Testet e fundit të Koresë së Veriut kanë acaruar disa fuqi, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që bashkë me Korenë e Veriut, ndajnë një qëndrim shumë të ashpër ndaj Phenianit. Pas testit të fundit, zyrtarë nga SHBA folën për mundësinë e vendosjes së një sistemi raketor mbrojtës në gadishullin korean, i quajtur Terminal High Altitude Area Defense – Mbrojtja Ajrore Fundore në Lartësi të Mëdha. Mirëpo njësoj si me rastin e Rusisë, që u vu në lëvizje kur SHBA shpalli se do të instalonte një sistem raketor në Europën Lindore, me synim mbrojtjen nga programi iranian, edhe tani, projekti i SHBA, ka vënë në lëvizje Kinën.

Në një deklaratë publike të enjten, presidenti kinez, Xi Jinping, shprehur qartë qëndrimin e Pekinit se “absolutisht nuk do të lejojë luftë apo kaos në gadishullin korean”(http://www.csmonitor.com/world/Global-News/2016/0428/China-says-it-will-...). Po kështu Xi ka shtuar se Kina mbështet dhe angazhohet për sanksione të plota ndaj Koresë së Veriut, sipas mandatit të OKB-së.

Mesazhi i Xi është marrë në analizë nga “Christian Science Monitor” që ka kërkuar prononcimin e disa ekspertëve të sigurisë. Kujt i adresohet mesazhi? Ndonëse jepen si kandidatë, Korea e Veriut, Japonia, Korea e Jugut dhe SHBA, për David Firestein të “EastWest Institute”, thelbi shkon për SHBA-të. Edhe nëse Pekini nuk ka në dorë gjithçka kundrejt Phenianit, ai mund të kushtëzojë e madje të mos lejojë në asnjë rast nisjen e ndonjë sulmi nga Korea e Veriut. Një sulm që do të ndryshonte të gjithë mjedisin e sigurisë dhe do të ndryshonte ekulibrat. Pyetja është nëse SHBA-të me Korenë e Jugut dhe Japoninë nisin sulmin, siç u bënë gati në vitin 1990?

Çfarë do të bëjë Kina? Kësaj pyetjeje nuk ka asnjë ekspert që t’i përgjigjet në mënyrë përfundimtare, por situata e armatosjes së rajonit ka ngjashmëri me Rusinë. E cila si kundërpërgjigje hapi disa fronte, si në Ukrainë dhe Siri, duke e detyruar Perëndimin të kufizohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.