Përplasje mes SHBA e Pekinit për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore

Postuar në 24 Janar, 2017 13:28

Teksa tensionet amerikano-kineze po përshkallëzohen Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar sërish. Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë pohoi qëndrimin e sekretarit të shtetit Rex Tillerson mbi ekspansionin territorial të Kinës në ujrat ndërkombëtare të Detit të Kinës jugore.  Zotohemi, tha ai, se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Kina të marrë territor në ujrat ndërkombëtare të Kinës jugore.  Deklarata e SHBA-së, për Kinën ka një zgjidhje, Luftë! Të paktën kështu  e ka interpretuar situatën media shtetërore kineze, e cila ka thënë se Uashingtoni më mirë të shpallë luftë sesa të tentojë të parandalojë Kinën nga dalja në detin kinez.

Nga ana tjetër firmosja nga presidenti Trump e urdhërit për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marreveshja Tregtare per Partneritetin Trans-Paqesor, kane vënë në lëvizje vendet  pjesëmarrëse. Australia dhe shtetet e tjera te Paqesorit thanë se do të përpiqen ta shpëtojnë Marreveshjen e Tregtisë, nga e cila janë tërhequr Shtetet e Bashkuara.

Rrjedhimisht, mund të ndodhë që vendin e SHBA-ve ta zërë Kina. Kryeministri australian Michael Ternmpoul bëri të ditur se foli me kryeministrat e Japonisë, Zelandës së Re dhe Singaporit për vazhdimin e partneritetit pa Shtetet e Bashkuara.

http://www.reuters.com/article/us-usa-china-southchinasea-idUSKBN1572M4?...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.