Betimi i Belerit, 4000 himarjotë nisen nga Greqia. Athina ngre gatishmërinë ushtarake në Veri

Postuar në 31 Maj, 2023 12:40

Vendimi i gjykatës shqiptare për të lënë në burg Fredi Belerin ka angazhuar Greqinë në lëvizje cilësisht të reja. Sipas burimeve të besueshme për “Të kripura”, ushtria greke ka marrë urdhër të shtojë dislokimin në kufi, ndërkohë që Flota ushtarake ka shtuar patrullimin në kanalin e Korfuzit.

Rreth 4000 persona me origjinë nga Himara, por me banim në Greqi janë përgatitur që të mbërrijë në Himarë ditën e betimit të Belerit që me gjasë do të jetë i pamundur. Në mediat shqiptare është folur se detyrën për pasojë do ta marrë Jorgo Goro, që nuk është i zgjedhur, por i vërdallosur nga vota e fundit

Burimet saktësojnë se 4000 personat e ardhur nga Greqia nuk do të lejojnë që Goro të marrë detyrën dhe janë përgatitur për barrikadim në trekëndëshin Vila e Xhaçkës – Vila e Blushit – Vila e Ballukut, për të bllokuar kalimin e forcave policore.

Situata është shumë e tensionuar edhe për faktin se idesë fillestare të qeverisë Rama për të mobilizuar vullnetarë nga Labëria i del kundër fakti se Belerin e kanë votuar edhe në fshatrat e Lumit. Aktualisht përqendrimi kryesor i qeverisë Rama është sigurimi fizik i vilave të diplomatëve të ndryshëm në bregdet si dhe mbulimi me heshtje i ngjarjeve që priten të ndodhin.

Comments

Submitted by Marko (not verified) on

Se pse duhet te jete ne kete rubrike ky draft lajm nuk e kuptova fare. Tre kater kohe foljesh dhe e keni gati per kur ti vije rradha

Submitted by Fshatari (not verified) on

po,po,po

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.