Shpipëri Hesapi
Në Shqipëri premtohen miliarda, nuk vijnë miliarda, por vidhen miliarda
Në Shqipëri ka një projekt për ndërtimin e portit në Durrës. Thonë se do hidhen 2 miliardë dollarë.
Në Shqipëri u fol për ndërtimin e një porti në Karpen, madje u miratua edhe një ligj i posaçëm. 5 miliardë dollarë u fol se do të vinin.
Në Shqipëri u fol për një kullë 250 milionë dollarë në Tiranë.
Pra vetëm për këto 3 projekte janë përfolur 7 miliardë 250 milionë dollarë. Nuk është keq. Nëse këto para do të vinin. Por ata nuk kanë ardhur.
Komunale për Historinë
Parku i shtëpisë së pavarësisë po merr formë si një hapësirë e re surprizuese për Vlorën e Rilindur turistike
Tani edhe monotonia e sintaksës e bën të panevojshëm prezantimin e autorit të statusit në fjalë. Shtëpia e pavarësisë në Vlorë do të jetë pjesë e aseteve turistike.
Nga Nexhmija te Liria
Kundër Sali Berishës janë shpenzuar të gjitha municionet. Në 30 vjet gjullurdi, balistat e llucës kanë bërë pis këdo, edhe ustain e tyre, pra Berishën. Dhëndër jugosllavësh, agjent i UDB-së, kriminel, malok, aludime për inçest, spiun, mediokër, i pabesë; epitetet dhe hamendësimet duket sikur nuk duan të ndalojnë në atë që ngjan të jetë etiketa e tranzicionit.
Satelitët për Partinë, ujin dhe bukën(me shpresë) për Shqipërinë!
Pak javë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria së shpejti do të ketë satelitin e vet. Ne duhet ta presim me gëzim edhe ëndrrën e një njeriu, sidomos po të mbajmë parasysh faktin se me satelitin tonë dhe vullnetin e hekurt për të bërë shtet, nuk do kemi nevojën e të huajve për parë nga ajri fushat me hashash. Çfarë tjetër të shikosh nga lart në Shqipëri?
Hani i Edit
Lexoni se çfarë shkruan sot Evis Kushi në Facebook:
Për ata që nuk e dinë, me gjasë shumë, Evis Kushi është minister e Arsimit. Detyrë me shumë rëndësi, sidomos në vende me popull të paedukuar si Ne. Ministrja e bën këtë shënim që duket se i ka prishur rehatinë e fundjavës, pasi pati reagime për vendimin e marrë nga qeveria që i ka zënë derën Shqipërisë për mbylljen për 3 ditë të shkollave me motivacionin se është ftohtë.
Kur do të marrin fund këto marifete të shëmtuara?
Erdogan e tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmojë
Ky është vargu i një kënge(!!!) që u shfaq sot për të nderuar(?) presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan në Tiranë. Një grup burrash të një grupi nga Mallakastra siç raportohet, veshur me ato që mund të quhen sajime të veshjeve folklorike ia morën një kënge në mes të qytetit për të dëshmuar edhe njëherë mikpritjen shqiptare. Apo jo?
Tallje e madhe. Bashkëshorti i zonjës Zhupa del me aksione në një prej kullave pas Sahatit të Tiranës
Më 18 shkurt 2020 zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagonte kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për kullat e shumta në Tiranë.
Ngrijini një këngë edhe Lulzim Bashës!
Simpatizanti i drejtohet Bashës në takimin në Dibër: Je njeriu i duhur i Shqipërisë! Ky titull shpërndahet sot në disa media elektronike, të qeverisë e jo qeverisë, duke sinjalizuar një politikë promovimi për liderin e PD-së zyrtare, si një njeri i Perëndimit.
Simpatizanti dibran citohet të ketë thënë se:
Bari që ofron Amerika
Në Tiranë pritet të mbërrijë i Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas njoftimit të përcjellë nga ambasada amerikane në Tiranë, do të vijë për të:
thelluar miqësinë tonë të ngushtë…dhe për të diskutuar mbi vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor
Fotot me Enverin dihen. Interes kanë fotot me Saliun
Mediat antiberishiane dështuan sërish. Ato nuk ia dolën që një fotografi të shitur si ekskluzive ta kthenin në kauzë të antikomunizmit.
Sali Berisha shfaqet në një fotografi me Enver Hoxhën dhe për këtë i bëhet gjyqi se duhet qëruar nga politika. SHBA e ka pritur Saliun në Shtëpinë e Bardhë, Bushi po erdhi këtu. Nuk e dinte CIA këtë meselenë e fotos?