Naked City
CNN kërkon falje, pëcolli imazhin e Putin në raportimin për John xhihadistin
CNN kërkoi falje të premten, pasi në raportimin e bërë për identitetin e Jihadi John, ka përcjellë për disa momente, imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin. CNN sqaroi se bëhej fjalë për një problem teknik.
Nga nëntoka drejt nënujit
Rreth 2 500 vagonë të metrosë së New York janë hedhur në Atlantik, pasi gjykohet se krijojnë një mjedis të përshtatshëm për krostacet dhe peshqit. Fotot janë realizuar nga Stephen Mallon. Vagonat janë pastruar dhe u janë hequr të gjitha pajisjet.
David Beckham tregon pendimin e tij më të madh
Në një intervistë të dhënë së fundmi David Beckham ka treguar kush është pendimi i tij më i madh, por jo në aspektin familjar apo shoqëror. Futbollisti i tërhequr nga ky profesion, dikur eksperimentonte pa fund me flokët e tij, dhe ndër shumë modele të cmendura që do të donte t`i harronte njëri prej tyre e ka bërë të pendohet .
Bëhet fjalë për gërshetat në të gjithë kokën! Pavarësisht dëshirës së tij të madhe për të harruar ate model, kjo gjë nuk do të ndodh, sepse gjatë asaj kohe David ka shkrepur një nga fotot më të rëndësishme për të, ate me Nelson Mandelën.
Zgjidhet enigma! Zbulohet ngjyra e fustanit që po ‘torturon’ botën, përfshirë edhe të famshmit!
Kompania që ka krijuar fustanin që po ‘torturon’ botën ka zbuluar më në fund edhe ngjyrat e tij të vërteta.
Fenomeni #TheDress nisi pasi një grua postoi një foto të fustanit që mbante veshur nëna e saj ditën e dasmës, dhe pyeti njerëzit për ngjyrën e tij. Për disa ishte blu dhe i zi, ndërsa të tjerë e identifikuan si të bardhë dhe të artë. Lidhur me këto debate që nisën reagoi Kim Kardashian sipas të cilës ishte i bardhë dhe i artë, ndërsa Kanye West shihte blu dhe të zezë, sikurse dhe Justin Bieber e Taylor Swift.
Rita Ora dhe Kim Kardashian, polet e kundërta që tërhiqen! ‘Kundërshtaret’ shfaqen njësoj në festë
Rita Ora dhe Kim Kardashian të cilat ishin të ftuara në nje festë të organizuar nga Madonna në Londër, janë shfaqur të veshura njësoj. Duket se stilistët personal të femrave të njohura ndajnë të njëjtat mendime.
Megjithatë, edhe përse ky fakt nuk i ka pëlqyer asnjërës, kjo nuk i ka penguar që të pozojnë plotë hijeshi përpara aparatit fotografik. Rita Ora ishte e shoqëruar nga i dashuri prej më pak se një viti Ricky Hill, ndërsa Kim si gjithnjë nga bashkëshorti Kanye West.
Maratus jactatus, një lloj i ri merimange, e sapozbuluar në Australi
Jennifer Lopez:’Asgjë nuk më pengon të gjej një partner tjetër, madje as fama.’
Jennifer Lopez mund të jetë beqare por asgjë nuk do ta ndalonte që të takohej me dikë (ose më saktë me kë të dëshironte), kudo që të ndodhej. Mbase në disa raste fama bëhet pengesë, por Jennifer nuk është e tillë, aktorja rrëfeu së fundmi se mund të bëjë gjithcka që do kur të dëshirojë.
E vërteta e fejesës së Lady Gagës! Këngëtarja ’vodhi’ partnerin e dikujt krahas prapaskenave të tjera.
Tani ata janë fejuar pas një lidhje tre vjecare madje duket se janë cifti më perfekt, por në të vëtetë marrëdhënia e Lady Gaga dhe aktorit Taylor Kinney nuk nisi si ato të zakonshmet. Gjatë kohës që ata u njohën, madje ‘u dashuruan’ Taylor ishte ende në krahët e një femre tjetër, 30-vjecares Brittany Sackett. Kjo e fundit ka dhënë një intervistë për Daily Mail, ku tregon mënyrën e tmerrshme që zbuloi të vërtetën.
Korea e Jugut shfuqizon ligjin që bënte tradhëtinë bashkëshortore të dënueshme
Që nga viti 1953 në Korenë Jugore tradhëtia bashkëshortore ishte e dënueshme, pra nëse një partner denonconte këtë rast atëherë tradhëtari përfundonte menjëherë në burg. Ndërkohë që tani ky ligj është shfuqizuar, dhe rastet kur dikush mund të arrestohet janë vërtetë të rralla.
Përvec shtimit të divorceve, ky ligj ka sjell përfitim tek një kompani që prodhon prezervativë. Vlera e aksioneve të tyre është rritur me 15%, një shifër e klasifikuar si e jashtëzakonshme.