Rita Ora dhe Kim Kardashian, polet e kundërta që tërhiqen! ‘Kundërshtaret’ shfaqen njësoj në festë
Rita Ora dhe Kim Kardashian të cilat ishin të ftuara në nje festë të organizuar nga Madonna në Londër, janë shfaqur të veshura njësoj. Duket se stilistët personal të femrave të njohura ndajnë të njëjtat mendime.
Megjithatë, edhe përse ky fakt nuk i ka pëlqyer asnjërës, kjo nuk i ka penguar që të pozojnë plotë hijeshi përpara aparatit fotografik. Rita Ora ishte e shoqëruar nga i dashuri prej më pak se një viti Ricky Hill, ndërsa Kim si gjithnjë nga bashkëshorti Kanye West.
Ndonëse nuk ndajnë të njëjtin profesion, dhe kjo është një arsye më pak për të patur kontradita Rita Ora dhe Kim nuk kanë marrëdhënie të mira. Shkak mendohet se është bërë vëllai i Kim, Robert i cili pas ndarjes nga Rita përfundoi në një obez të paragjykuar nga të gjithë. Kim ja vë fajin Ritës, duke menduar se ajo qëndroi pranë Robert vetëm për të marrë fame nga mbiemri Kardashian.
Përgatiti: Ester Bylyku
Burimi: Daily Mail
Add new comment