E vërteta e fejesës së Lady Gagës! Këngëtarja ’vodhi’ partnerin e dikujt krahas prapaskenave të tjera.
Tani ata janë fejuar pas një lidhje tre vjecare madje duket se janë cifti më perfekt, por në të vëtetë marrëdhënia e Lady Gaga dhe aktorit Taylor Kinney nuk nisi si ato të zakonshmet. Gjatë kohës që ata u njohën, madje ‘u dashuruan’ Taylor ishte ende në krahët e një femre tjetër, 30-vjecares Brittany Sackett. Kjo e fundit ka dhënë një intervistë për Daily Mail, ku tregon mënyrën e tmerrshme që zbuloi të vërtetën.
Në orën 2:30 të mbrëmjes ajo mori një telefonatë nga i dashuri i dikurshëm, Taylor Kinney. Britany mendoi se ai dëshironte të bënte ndonjë bisedë të orëve të vona por jo. Gjithcka që dëgjoi në ate telefonatë, ishin puthje dhe pëshpërima. 30-vjecarja siguron se e njohu zërin e Lady Gagës, e s’kishte si të ndodhte ndryshe. Ditën tjetër Brittany e cila me shumë të drejtë ishte e tronditur flet në telefon me të dashurin jo besnik, dhe nuk ja përmend ate që ndodhi mbrëme, edhe ai veproi në të njëjtën mënyrë. Ajo thotë:’Doja të shihja reagimin e tij, por Taylor nuk më përmendi asgjë sepse telefonata kishte ndodhur pa dashje. Më vonë takoj një mik të përbashkët, i cili më pyet nëse e dija cpo ndodhte mes Taylor dhe Lady Gagës. U sqarova edhe me Taylor ai më kërkoi shumë të falur që më kishte lënduar, por në ate moment ndihesha e poshtëruar.’
Brittany shton:’Lady Gaga më vodhi të dashurin. Ne ishim të dashuruar madje kishim prezantuar njëri-tjetrin në familje. Por tani ja di për nder. Që nga ai moment kam njohur një mashkull të mrekullueshëm i cili më bën me të vërtëtë të lumtur.’
Përgatiti: Ester Bylyku
Burimi:Daily Mail
Add new comment