Naked City

Më në fund! Jennifer Lawrence shpërblehet më mirë se aktorët meshkuj

Postuar në 17 Qershor, 2015 02:59

Jennifer Lawrence me ne fund e ka arritur synimin qe te paguhet me shume koleget e saj meshkuj. Nese per American Hustler, ajo u shperblye me pak se Bradley Cooper, ndersa per projektin e radhes Jennifer ka firmosur nje kontrate ne favor te saj. Nderkohe qe Chris Pratt mori nje cek me 12 milione dollare, Jennifer ka ne duar 20 milione./E.B

Rihanna shkëlqen në evenimentin e Dior

Postuar në 16 Qershor, 2015 14:39

Angazhimet e Rihannës janë të pafundme, ndërsa i radhës nuk kishte të bënte me muzikën. Rihanna ishte e ftuar në evenimentin e Dior, ku shkëlqeu në tapetin e kuq.-E.B

Flori Mumajesi tregon të vërtetën e marrëdhënies me Elvanën.

Postuar në 15 Qershor, 2015 18:03

Sipas Indeksonline, Flori Mumajesi ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien me Elvanën, duke thënë:’Unë kam qenë shumë i afërt prej vitesh me të dhe akoma jam shumë i afërt fatmirësisht, jo vetëm si bashkëpunëtor, por edhe si mik, edhe si dy njerëz që e duam shumë njëri-tjetrin, e respektojmë, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumë mirë. Spekulimet mbi Elvanën është një arsye shumë e mirë, se kur shikon dy njerëz bashkë, madje ne kemi filluar edhe t’i kursejmë vetes ndonjë përqafim që miqësisht e jepnim gjithmonë.

Vajzat Obama kanë ndryshuar shumë, janë kthyer në zonjusha të vërteta. (FOTO)

Postuar në 15 Qershor, 2015 17:56

Malia dhe Sasha Obama kanë ndryshuar shumë, nga dy vajza të vogla që i pamë përpara disa vitesh, tani janë kthyer në dy zonjusha të hijshme. Në këto foto ato i shohim në Britani, ku u takuan me Princin Harry./E.B

 

Rita Ora rrëfen arsyet e ndarjes me Calvin Harris: Mendova se ai do më mbronte

Postuar në 15 Qershor, 2015 17:54

Pasi i është shmangur kësaj teme për muaj të tërë, më në fund Rita Ora ka folur për ndarjen me Calvin Harris, gjë që më parë ka pranuar se e ka përjetuar keq.

Ajo thotë:’Kam qenë në një pikë të asaj lidhje kur mendoja se ai nuk mund të bënte asgjë gabim. Mendova se ai më mbronte, dhe kurrë nuk do të më vështronte keq. Por më pas u publikua kënga ‘I Will Never Let You Down’ dhe gjërat nisën që të bëheshin disi të cuditshme. Mbase për faktin që bashkuam punën me jetën personale, dicka e tillë.’

 

Kosto e suksesit: Ja përse Ryan Reynolds dhe Blake Lively jetojnë të ndarë

Postuar në 15 Qershor, 2015 17:50

Ka kohë që nuk i shohim më bashkë, dhe supozimi parë ishte: Po i përkushtohen vajzës! Faktikisht Ryan Reynolds dhe bashkëshortja prej tre vitesh, Blake Lively, jetojnë të ndarë sepse të dy janë të fokusuar vetëm tek karriera artistike dhe asgjë tjetër.

 

Aktorët ndodhen në vende të ndryshme ai i angazhuar me filmin e ri, kurse ajo me websiden që do të hap, ndërkohë që Ryan konfliktohet me bashkëshorten sepse i kërkon që ajo të kalojë më shumë kohë në shtëpi./E.B

Ç’martesë ‘perfekte’! Kanye West lë në shtëpi Kim (shtatëzanë) dhe feston me ish-partneren.

Postuar në 15 Qershor, 2015 17:48

Që nga viti i kaluar kur u martua me Kanye West, Kim Kardashian nuk i është lodhur goja së pranuari se martesa e saj dhe e Kanye është perfekte, por prisni! Mësohet se këngëtari ka lënë në shtëpi gruan e tij shtatëzanë, për të festuar në fundjavë me ish të dashurën Amber Rose.

 

Ata kanë qenë në ditëlindjen e një mike të përbashkët, e cila festoi 25-vjetorin, dhe ata nuk ngurruan të shkonin menjëherë. Për me tepër kjo ka qenë ‘bikini-party’. E pranishme ishte dhe motra e Kim, Khloe e cila nuk qendroi afer Kanye/E.B

Foto e fëmijërisë së një politikani të njohur serb (me pistoletë në brez.)

Postuar në 15 Qershor, 2015 11:41

Edhe përse shumë i vogël në moshë, ky fëmijë përsëri shfaqet në foto me një pistolete në duar dhe me një shikim tmerrues.

 

Tani  ka ndryshuar, por qe e vështirë të njihnim Ivica Daçiç kaq të vogël./E.B 

Gjyste Vulaj ndan me fansat momentet intime në shtrat me bashkëshortin. (FOTO)

Postuar në 14 Qershor, 2015 18:32

Gjyste Vulaj së fundmi  ka postuar këtë foto në rrjetet sociale.. Këngëtarja ka ndarë me fansat një moment intim në shtrat ku ndodhet prane bashkëshortit, dhe mesa shohim të dy të zhveshur./E.B

Shkëputur nga libri i kujtimeve të bukura: Momentet e gëzueshme të Kate Middleton dhe George!

Postuar në 14 Qershor, 2015 18:21

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka kaluar disa caste të paharrueshme pranë të birit George. Ata janë fotografuar bashkë Gloucestershire, ku i pranishëm ishte dhe Princi William. /E.B

Pages

Subscribe to RSS - Naked City