Ç’martesë ‘perfekte’! Kanye West lë në shtëpi Kim (shtatëzanë) dhe feston me ish-partneren.
Që nga viti i kaluar kur u martua me Kanye West, Kim Kardashian nuk i është lodhur goja së pranuari se martesa e saj dhe e Kanye është perfekte, por prisni! Mësohet se këngëtari ka lënë në shtëpi gruan e tij shtatëzanë, për të festuar në fundjavë me ish të dashurën Amber Rose.
Ata kanë qenë në ditëlindjen e një mike të përbashkët, e cila festoi 25-vjetorin, dhe ata nuk ngurruan të shkonin menjëherë. Për me tepër kjo ka qenë ‘bikini-party’. E pranishme ishte dhe motra e Kim, Khloe e cila nuk qendroi afer Kanye/E.B
Add new comment