Naked City

Rita Ora: Rrëfen çfarë ‘marrëdhënie’ ka me ish-partnerët

Postuar në 25 Qershor, 2015 05:09

Në intervistën e radhës me moderatorët e njohur Kylie And Jackie O, Rita Ora rrefehet sërish për marrëdhëniet e saj të shkruara, si Calvin Harris, apo dhe Robert Kardashian, duke na lënë të kuptojmë qartë se ajo ka humbur kontaktet që pas ndarjes.

 

Rita shton:’Ekziston një mundësi që dy persona që janë ndarë të mbeten miq, por për mendimin tim gjithnjë do t`i kujtohet ajo që ka ndodhur, këtë eksperiencë ende nuk e kam provuar.’

Ja përse tentoi të vetëvritej Bobbi Kristina: Akuzohet bashkëshorti, e tërhoqi nga flokët etj. (DETAJE)

Postuar në 25 Qershor, 2015 04:49

Tezja e saj Pat Houston tha së fundmi se gjendja shëndetësore e mbesës së saj është po e njëjta, prandaj familjarisht kanë vendosur që Kristinës t`i heqin ndihmën mjekësore, dhe ajo të vdes në mënyrë natyrale. Por kjo nuk është e gjitha. Pas vendimit që mori Kristina, për t’u vetëvrarë qëndron dikush, dhe ai është bashkëshorti Nick Gordon, i cili më parë ishte ‘vëllai’ saj, sepse Nick e ka rritur Whitney si djalin e adoptuar.

 

Channing Tatum, pranon kërkesën e aktores për të kryer marrëdhënie me të dhe bashkëshorten njëkohësisht.

Postuar në 25 Qershor, 2015 04:20

Pak kohë më parë ylli serialit ‘Game of Thrones’ Emilia Clarke zbuloi se ajo e adhuron ciftin Channing Tatum, dhe bashkëshorten e tij Jenna Dewan-Tatum.  Për më tepër ajo i bëri një kërkesë publike që të kryenin marrëdhënie të tre bashkë, dhe pas kaq kohës Channing ka dhënë përgjigjen e tij, ‘PO’.

Por aktori Hollywoodian, shtoi se është ende në pritje të përgjigjes së bashkëshortes. Të shohim se cfarë do të thotë Jenna…/E.B 

Falimenton producenti i Beyonce, Justin Timberlake, Christina Aguilera mbetet me vetëm 100 $ në xhep

Postuar në 24 Qershor, 2015 13:13

Krijuesi i hiteve të shumta të Beyonce, Pink, Justin Timberlake ka falimentuar, duke humbur pasurinë prej 70 milionë $. Redaksia lajmeve TMZ, bën me dije se Scott Storch i kanë mbetur vetëm 100 dollarë në xhep dhe rreth 3 mijë të tjera të kursyera, të cilat nuk kanë asgjë krahasuar me jetën që ai ishte mësuar të bënte, pasi me kaq para, Scott mund të shtynte vetëm një ditë, ose disa momente të saj./E.B

Si e uroi bashkëshortja Erion Veliaj për fitoren (FOTO)

Postuar në 24 Qershor, 2015 12:46

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të ri të Tiranës, e ka uruar Erionin publikisht me anë të një postimi në Instagram, duke publikuar një foto ‘Faleminderit’ (në shenjë mirënjohje për qytetarët).

Aty Ajola shkruan:’Tani punë të mbarë për njeriun më punëtor që njoh.’/E.B

Nisën edhe problemet: Kylie Jenner i dalin jashtë kontrollit buzët e mbushura.(FOTO)

Postuar në 24 Qershor, 2015 12:12

Kylie Jenner përpara pak muajsh u shfaq në publik me buzë perfekte, duke pranuar se përdor mbushës për to, ndërsa tani kanë nisur edhe problemet.

Kjo është foto e fundit që është shkrepur, ku Kylie nuk duket shumë në humor, për një arsye të dukshme. Sidoqoftë, ajo ka bërë të qartë që do të vazhdojë rrugën që ka nisur, sepse është e pasigurtë për pamjen e saj natyrale. Epo, na mbetet vetëm t`i urojmë fat…!!/E.B

Dhurata 1.8 milionë dollarëshe që i bën Rita Ora prindërve

Postuar në 24 Qershor, 2015 05:44

Këngëtarja shqipëtare ka thënë në intervistën e saj të fundit qe shtëpinë 1.8 milionë dollarëshe ja ka dhuruar prindërve. Vendimin për t’i dorëzuar Besnik dhe Vera Sahatçiut celësat e rezidencës kishte një arsye të thjeshtë që Rita e shpjegon shkurtimisht:’Atyre i nevojitet më shumë se mua. Unë nuk kam kohë të qëndroj në gjashtë tualetet e shtëpisë, apo ambjentet e tjera, sepse udhëtoj shumë.’/E.B

OKB: Ja cili është shteti më i lumtur në botë

Postuar në 24 Qershor, 2015 05:23

Çdo vit Organizata e Kombeve të Bashkuara publikon listën e shteteve më të lumtura në botë, që rrjedhimisht janë ato më të përparuarat, me ekonomi të zhvilluar. Këtë here Shqipëria renditej e 95-ta në listë, ndërsa Kosova  në vendin e 69. Ndërsa kjo është lista e 10 vendeve më të lumtura në botë, që kryesohet nga:

 

1.     Zvicra

2.     Islanda

3.     Danimarka

4.     Norvegjia

5.     Kanadaja

6.     Finlanda

7.     Hollanda

8.     Suedia

9.     Zelanda e Re

10.    Australia     

Miley Cyrus qenka më 'normalja' e familjes! Njihuni me vëllain e saj të madh. (FOTO)

Postuar në 23 Qershor, 2015 15:24

Ka qenë një aktore me sjellje shembullore në publik, që më shumë lavdërohej nga bota, por po flasim për vite më parë sepse tani ka ndryshuar gjithcka. Miley e ka gjetur veten në konsumimin e mariuanës, u nda nga i fejuari dhe djali Arnold Schwarzenegger dhe tani është lidhur me një modele të quajtur Stela Maxwell, bën veprime të turpshme në skenë dhe shumë të tjera.

 

Të gjithë bëjnë humor me Caitlyn (Bruce Jenner): Këtë herë qeshim me versionin Simpson.

Postuar në 23 Qershor, 2015 15:10

Bruce Jenner që tani quhet Caitlyn është transeksuali më i njohur në botë, që pas transformimit në një femër nuk ka lënë njeri pa e përgojuar, dhe sigurisht askush nuk humbi rastin edhe që të bëjë pak humor me të.

Këtu nuk kemi të bëjmë me komente, statuse të publikuara, apo gjëra të tilla, Caitlyn ka qenë ‘viktima’ e radhës e kthyer në një Simpson. Zakonisht publikohet vetëm një version i një personazhi të caktuar, por për Caitlyn u bë përjashtim, dhe mjeshtri Alexandro Palombo na ka paraqitur mbi tre foto./E.B

Pages

Subscribe to RSS - Naked City