Ja përse tentoi të vetëvritej Bobbi Kristina: Akuzohet bashkëshorti, e tërhoqi nga flokët etj. (DETAJE)

Postuar në 25 Qershor, 2015 04:49

Tezja e saj Pat Houston tha së fundmi se gjendja shëndetësore e mbesës së saj është po e njëjta, prandaj familjarisht kanë vendosur që Kristinës t`i heqin ndihmën mjekësore, dhe ajo të vdes në mënyrë natyrale. Por kjo nuk është e gjitha. Pas vendimit që mori Kristina, për t’u vetëvrarë qëndron dikush, dhe ai është bashkëshorti Nick Gordon, i cili më parë ishte ‘vëllai’ saj, sepse Nick e ka rritur Whitney si djalin e adoptuar.

 

Pak më parë se ajo të kalonte në overdozë, Nick e kishte goditur me grusht, dhe e kishte tërhequr nga flokët sepse Kristina dëshironte t`i jepte fund marrëdhënies me të dhe të divorcohej menjëherë. Një mik i Bobi Kristines rrëfen se ata kishin shumë probleme, aq sa ajo nuk mund të duronte më. Krahas kësaj, paturpërsia më e madhe e Nick vjen tani. Gjatë kohës kur ajo ishte në koma, ai i ka vjedhur me mijra dollarë./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.