Miley Cyrus qenka më 'normalja' e familjes! Njihuni me vëllain e saj të madh. (FOTO)

Postuar në 23 Qershor, 2015 15:24

Ka qenë një aktore me sjellje shembullore në publik, që më shumë lavdërohej nga bota, por po flasim për vite më parë sepse tani ka ndryshuar gjithcka. Miley e ka gjetur veten në konsumimin e mariuanës, u nda nga i fejuari dhe djali Arnold Schwarzenegger dhe tani është lidhur me një modele të quajtur Stela Maxwell, bën veprime të turpshme në skenë dhe shumë të tjera.

 

Së fundmi kemi parë të qarkullojë në rrjetet sociale kjo foto e vëllait të saj të madh Trace 26-vjec, i cili mesa duket është kthyer sërish me të dashurën Brenda Song, aktoren që u bë e famshme pas rolit të London në serialin ‘Zaku dhe Kodi’ (transmetuar edhe në Shqipëri.) Ata kanë nisur të dalin bashkë në 2010 e një vit më pas u fejuan por lidhja e tyre ka patur shumë shkëputje.

Ajo që tërheq më shumë vëmendjen në foto është trupi i Trace, i gjithi i mbuluar me tatuazhe, theksojmë se ai nuk njihet si një person me karrierë, apo me sjellje të ‘përkryer.’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.