Rita Ora rrëfen arsyet e ndarjes me Calvin Harris: Mendova se ai do më mbronte
Pasi i është shmangur kësaj teme për muaj të tërë, më në fund Rita Ora ka folur për ndarjen me Calvin Harris, gjë që më parë ka pranuar se e ka përjetuar keq.
Ajo thotë:’Kam qenë në një pikë të asaj lidhje kur mendoja se ai nuk mund të bënte asgjë gabim. Mendova se ai më mbronte, dhe kurrë nuk do të më vështronte keq. Por më pas u publikua kënga ‘I Will Never Let You Down’ dhe gjërat nisën që të bëheshin disi të cuditshme. Mbase për faktin që bashkuam punën me jetën personale, dicka e tillë.’
Rita vazhdon të tregojë për revistën ‘Marie Claire’ për të cilën realizoi dhe një set fotografik:’Kishte një arsye përse unë dhe ai u ndamë. Kishte dhe një arsye përse unë jam në këtë pikë të jetës sime ku ndjej se kam shumë liri nga ana muzikore, dhe nuk kam përse t`i shpjegoj askujt veten time.’ Megjithatë, duke u përpjekur të mos dal nga zona e sinqeritetit, Rita shton se ka frikë të jetë e vetme.
‘Kam frikë të qëndroj vetëm’ vazhdon këngëtarja ‘Nuk e kam problem që ta pranoj këtë, nuk më vjen turp. Ndonjëherë dashuria të bën të ndihesh i cmendur, kjo është një ndjenjë që vajzat duan ta provojnë, qoftë edhe vetëm për 5 sekonda, mjaft që ta përjetojnë.’/E.B
Add new comment