Naked City

Mikja e ngushtë i nxjerr të ‘palarat’ Jennifer Lopez

Postuar në 23 Korrik, 2015 18:47

Leah Rimini është mikja më e mirë që ka Jennifer Lopez. Aktorja e cila ftohet shpesh për të dhënë intervista, pyetet gjithnjë të shoqen e saj të mirë, por këtë here tema ishte pikante. Flitej për një ribashkim me Jennifer Lopez dhe Ben Affleck që tani po divorcohet.

 

Edhe përse e urren:Tom Cruise dashurohet me sozinë e Katie Holmes (FOTO)

Postuar në 23 Korrik, 2015 18:46

Tom Cruise thuhet se është dashuruar marrëzisht me 22-vjecaren britanike, Emily Thomas, dhe propozimi për martesë është cështje ditësh.

 

Megjithatë… megjithatë… ajo që na bën përshtypje është ngjashmëria e madhe mes Emily dhe Katie. Habia qëndron në faktin se Tom dhe Katie Holmes e urrejnë njëri-tjetrin që pas divorcit prej disa mosmarrëveshjeve, ndërkohë që Tom pretendon të kalojë jetën me ‘sozinë ’ e Katie./E.B

Mariah Carey i bën të dashurit një dedikim në sy të gjithë Las Vegas.

Postuar në 23 Korrik, 2015 18:43

Ka vetëm pak javë që ka nisur lidhja e tyre, e megjithatë kjo nuk e pengoi Mariah Carey që t`i dedikojë të dashurit James Parker, këngën Hero, në sy të gjithë Las Vegas.

 

Sapo u ngjit në skenë Mariah tha:’Kam dikë ne zemër, dhe ai ndodhet këtu mes nesh. James je në zemrën time.’ Kujtojmë se këngëtarja ende nuk ka finalizuar divorcin me babain e dy fëmijëve, Nick Cannon./E.B

HUMBI DHE BUKURIA:Scarlett Johansson ndryshon rrënjësisht! (FOTO)

Postuar në 23 Korrik, 2015 18:42

Për vite të tera ka kryesuar vendin e parë në listën e femrave më të bukura në botë, por duket se kjo nuk ka për të ndodhur më, të paktën jo pas ndryshimit të Scarlett. Aktorja, ka pretë flokët shkurt, ende nuk ka humbur kilogramët e tepërt të shtatëzanisë, e sikur të mos mjaftonte kjo tani është bërë kokëkuqe.

 

Mbase Scarlett ka harruar se kush ishte nje nga vecoritë kryesore që e bëri publikun të dashurohej me të, pikërisht ajo bjondja e ëmbël që tani nuk ekziston më./E.B

MADONNA: Është kengëtare që krahason veten me piktor. Shikoni se me kë!

Postuar në 23 Korrik, 2015 18:41

Mund të jetë këngëtare, e thënë më mirë Mbretëresha e muzikës pop, por kjo nuk e ndalon Madonnën të krahasojë veten me Picasson, piktorin që u nda nga jeta më 1973.

 

Por cila është e përbashkëta? Madonna shpjegon:’Me pëlqen ta krahasoj veten edhe me artiste të tjerë, si Picasso. Ai pikturoi deri ditën që vdiq, dhe kjo sepse ishte i frymëzuar, dhe këtë gjë e ndjente gjithnjë. Jeta e frymëzonte! Të njëjtën gjë ndjej dhe unë me muzikën, do të këndoj deri ditën që do të vdes.’/E.B

Pages

Subscribe to RSS - Naked City