Naked City

Shikoni si i ndryshoi jetën kësaj familje David Beckham (FOTO)

Postuar në 22 Korrik, 2015 04:18

Tak-Tak, kush është aty?

David Beckham me një çek prej $100.000..!!!

Ish-futbollisti si pjesë e show-t Ryan Seacrest, ka surprizuar një familje amerikane, duke i ndryshuar jeten me $100.000. Një tjetër fakt që i bëri shumë të lumtur familjarët ishte dhe takimi me idhullin e tyre, me të cilin kaluan pak kohe.

Jeta e tyre është tjetër, shumë borxhe, apo pjesë kredie janë zhdukur falë atij çeku të papritur!/E.B

Argjentina Ramosaj bëhet nënë për here të parë (FOTO)

Postuar në 22 Korrik, 2015 04:02

Këngëtarja Argjentina Ramosaj ka sjell në jetë fëmijën e parë,  djalin e quajtur Noah, me partnerin Dukagjin Fetahu.

Janë publikuar në rrjetet sociale dhe fotot e para të këngëtares pranë bebit./E.B

BRAZIL: Pastruesja e rrugëve që po çmend botën (FOTO)

Postuar në 21 Korrik, 2015 06:31

Rita Mattos, është një pastruese rrugësh në Brazil, e cila po cmend botën me format e saj trupore. Pasi hapi një llogari në Facebook dhe publikoi foto me bikini e shumë të tjera, Rita u kthye në një femër shumë të ndjekur dhe të kërkuar.

 

Drejt saj rendën me vrull edhe disa kompani që i ofruan punë si modele, por Rita ende nuk ka hequr dorë nga pastrimi sepse po pret ofertën e duhur, dhe nuk ka ndërmend të realizojë fotosete vulgare./E.B

Eva Longoria insiston të shpjegojë kuptimin e unazës në gishtin e martesës! (FOTO)

Postuar në 21 Korrik, 2015 06:14

U përhapën fjalë që Eva Longoria mund të ishte martuar me të dashurin e saj Jose, por në intervistë Eva insiton të shpjegojë kuptimin e unazës:’Kam një jetë që e mbaj këtë unazë. Mbase edhe ju ngaterroheni sepse unazat nuk i vë gjithnjë në gishta të njëjtë. As nuk jam fejuar, as nuk jam martuar.’

 

Megjithatë aktorja nuk mohon se është e cmendur pas Jose./E.B

Ja përse Mila Kunis dhe Ashton Kutcher mbajnë një armë në shtëpi!

Postuar në 21 Korrik, 2015 06:00

Përsonat e fiksuar pas tyre, që i përndjekin, dhe hajdutët  janë kudo, dhe kjo ka shtyrë Mila Kunis e Ashton Kutcher që të mbajnë një armë në shtëpi.

Në deklaratën e saj, 31-vjecarja siguron se shqetësimi kryesor është vajza Wyatt (Uajet), të cilët kurrësesi nuk duhet t`i ndodh asgjë.

 

Aktorja ruse thekson:’Nëse nuk do të kishte kudo persona që na përndjekin, apo grabitës, mbase nuk do të mbanim armë në shtëpi.’/E.B

Pages

Subscribe to RSS - Naked City