Mariah Carey i bën të dashurit një dedikim në sy të gjithë Las Vegas.
Ka vetëm pak javë që ka nisur lidhja e tyre, e megjithatë kjo nuk e pengoi Mariah Carey që t`i dedikojë të dashurit James Parker, këngën Hero, në sy të gjithë Las Vegas.
Sapo u ngjit në skenë Mariah tha:’Kam dikë ne zemër, dhe ai ndodhet këtu mes nesh. James je në zemrën time.’ Kujtojmë se këngëtarja ende nuk ka finalizuar divorcin me babain e dy fëmijëve, Nick Cannon./E.B
Add new comment