Në Vëmendje
Bojë mbi ministren Nikolla në shenjë proteste(video)
Disa aktivistë të "Lëvizjes për Universitetin" kanë hedhur bojë të kuqe ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, në shenjë proteste kundër reformës në arsimin e lartë. Incidenti ndodhi gjatë aktivitetit të ‘Samitit të studentëve’ që zhvillohej tek ‘Piramida’, i organizuar nga Partia Socialiste.
Gjykata bllokon hetimin e Prokurorisë për dosjet e pasurisë të Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt e Rakip Sulit nga ILDKPKI
Gjykata e Tiranës u ka dhënë dje një goditje të fortë hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës ndaj Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Në gjashtë vendime radhazi Gjykata ka pranuar kërkesën e ILDKPKI për “heqje të masës së sekuestros” ndaj dokumenteve që Prokuroria kishte bllokuar pas nisjes së hetimeve ndaj ILDKPKI.
Në të dhënat e bëra publike prej Gjykatës së kryeqytetit, theksohet se palë paditëse apo kërkuese në vendimin e dhënë ka qenë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Tiranë.
Çmimi për energjinë nga HEC-et, prodhuesit pa garanci për investimin
Shqetësimit të investitorëve në sektorin e energjinë e rinovueshme për garancitë kontraktuale që lidhen me çmimin e shitjes së energjisë Ministria e Energjisë iu përgjigj me sqarimim se do të ketë një trajtim të veçantë pёr të gjithë prodhuesit ekzistues me përparësi të energjive të rinovueshme, duke garantuar blerjen e energjisë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, me anë të një çmimi i cili siguron vetëshlyerjen e plotё tё impiantit
Ka vetëm një Ilir Beqaj, bruto dhe neto. Dhe ai të uron "suksese në jetë"(audio)
Emisioni "Stop" ka publikuar sot një diskutim telefonik mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hadarmataj. Ky i fundit është shkarkuar, siç thotë vetë, pa asnjë paralajmërim dhe shkelje. Biseda është interesante, pasi aty mund të kuptosh se Beqaj është i sinqertë: Partia, Ministria, pastaj të tjerat.
“Luftë civile” për hashashin
E përditshmja greke Kathimerini boton një shkrim të të dërguarit të vet në Shqipëri, ku trajton polemikat midis opozitës dhe qeverisë lidhur me kultivimin e kanabisit në vend. Shkrimi fillon me ankesën e një bletërritësi, sipas të cilit bletët ushqehen me pjalmin e fidanëve të kanabisit dhe pastaj, humbasin orientimin, nuk e gjejnë rrigën për në koshere dhe vdesin.
A do të tërhiqet SHBA nga Ballkani?
Daniel Serwer dhe Siniša Vuković, profesorë të menaxhimit të konfliketeve në Shkollën e Studimeve të Avancuara “Johns Hopkins” i kushtojnë një analizë të shkurtër situatës në Ballkan dhe perspektivës së rajonit me presidencën Trump. Shkrimi mban datën 8 nëntor, pra ditën e zgjedhjeve amerikanë dhe si mesazh kryesor ka domosdoshmërinë që SHBA të qëndrojë në këtë rajon.
Vëzhgim: Policia me kallashnikov në Elbasan. Që nga 2014, këtë armë e përdor vetëm ushtria!!!
Në Elbasan është vendosur "gjendja e shtetrrethimit" me rastin e ndeshjes së futbollit me Izraelin. Forca policie të shumta janë të pranishme në emër të ruajtjes së sigurisë dhe kundër ndonjë akti terrorist. Siç shihet në foto, policia ka në përdorim armë automatike model 56, Kallashnikov, cilësuar në kuptimin tektnik armë luftarake. Në vitin 2014, ministri i Brendshëm Tahiri, kur diskutohej ligji për armët do të deklaronte:
Kisha Katolike: Qeveria të krijojë komision dypalësh për çështjen e pronave tona
Asambleja e Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike do të kërkojë që qeveria të krijojë një komision të përkohshëm, dy palësh, për t’i dhënë zgjidhje çështjes së pronave të kishës.
“Për çështjen e pronave të Kishës, pasi u dëgjua mendimi i një specialisti juridik rreth kësaj çështje, kërkohet ende nga qeveria që të krijohet e të funksionojë një Komision “Ad Hoc” dypalësh për zgjidhjen e kësaj çështje, si parashikohet në marrëveshjen midis Shtetit dhe Selisë së Shenjtë”, njofton zyra për shtyp e Konferencës.
Policia e Shkodrës përplaset me tregtarët e duhanit, shefi i krimeve nxjerr armën (Video)
Policia ka nisur sërish sekuestrimin e duhanit që shitet nga tregtarët në Shkodër, pasi i akuzon se është i pa zhdoganuar. Por paraditja e sotme ka sjellë një përplasje të ashpër mes këtyre shitësve ambulantë dhe policisë.
Tregtarët kanë kërkuar që të marrin mallin e tyre dhe janë përplasur me policinë. Siç bëhet e ditur nga Rozafa Tv në Shkodër, shefi i krimit ekonomik në këtë drejtori Policie Pjerin Lazri ka nxjerrë pistoletën kundër qytetarëve të cilët ishin irrituar me veprimet e uniformave blu.
Mossad raportoi për akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael, pjesë e grupit 4 të arrestuarit në Shkodër
Shërbimi sekret izraelit, Mossad ka raportuar për akte të mundshme terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Ky ka qenë thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani të premten e kaluar në Shkodër. Mësohet se ky shërbim kishte vënë në dijeni me anë të informacionit shkresor Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me “disa përpjekje që individë të caktuar po bënin për sigurimin e lëndëve plasëse, që do të tentohej të futeshin në stadiumin e qytetit të Shkodrës”.