Vëzhgim: Policia me kallashnikov në Elbasan. Që nga 2014, këtë armë e përdor vetëm ushtria!!!

Postuar në 12 Nëntor, 2016 20:10

Në Elbasan është vendosur "gjendja e shtetrrethimit" me rastin e ndeshjes së futbollit me Izraelin. Forca policie të shumta janë të pranishme në emër të ruajtjes së sigurisë dhe kundër ndonjë akti terrorist. Siç shihet në foto, policia ka në përdorim armë automatike model 56, Kallashnikov, cilësuar në kuptimin tektnik armë luftarake. Në vitin 2014, ministri i Brendshëm Tahiri, kur diskutohej ligji për armët do të deklaronte: 

"Me ligjin e ri, askush nuk do ta ketë të drejtën të mbajë për përdorim civil, përfshirë edhe Policinë e Shtetit, armë të cilat konsiderohen, në kuptimin teknik, armë për përdorim luftarak. Këto armë do të jenë vetëm për përdorim të ushtrisë. Kjo do të thotë që për qëllime civile, që nga Policia e Shtetit, shoqëritë e ruajtjes fizike ose policitë private e deri te të gjitha subjektet që u njihet e drejta të kenë në pronësi armë, nuk do ta kenë më të mundur të mbajnë armë të tilla me potencial shkatërrues maksimal".

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2014/07/03/policia-u-thote-lamtumire-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.