Gjykata bllokon hetimin e Prokurorisë për dosjet e pasurisë të Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt e Rakip Sulit nga ILDKPKI

Postuar në 17 Nëntor, 2016 09:17

Gjykata e Tiranës u ka dhënë dje një goditje të fortë hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës ndaj Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Në gjashtë vendime radhazi Gjykata ka pranuar kërkesën e ILDKPKI për “heqje të masës së sekuestros” ndaj dokumenteve që Prokuroria kishte bllokuar pas nisjes së hetimeve ndaj ILDKPKI.

 Në të dhënat e bëra publike prej Gjykatës së kryeqytetit, theksohet se palë paditëse apo kërkuese në vendimin e dhënë ka qenë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Tiranë.

Në datat 6 dhe 7 nëntor, pas një hetimi të nisur kryesisht, Prokuroria lëshoi urdhra sekuestrimi për dosjet që ILDKPKI ka pasur në tri vitet e fundit ndaj deputetëve Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj, Rakip Suli etj, të cilët janë akuzuar për konflikt interesi. Pikërisht pas sekuestrimit të dokumenteve në fjalë, duket se ILKDPKI ka reaguar menjëherë duke bërë padi në Gjykatë kundër vendimit të Prokurorisë raporton Panorama.

Gjykata është vënë në lëvizje menjëherë dhe vetëm katër ditë pas padisë së Inspektoriatit, i ka hequr të drejtën Prokurorisë që t’i përdorë dokumentet në fjalë si provë në procesin penal të nisur me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Comments

Submitted by Loni (not verified) on

Ju jap une emra te shumte tatimoresh,doganieresh dhe shume te tjere qe kane paguar z.Ganaj shuma mbi 1 miljon per te ,mos u gjobitur.

Submitted by Kac Islamaj (not verified) on

Kur paske informacion, beju burre e denoncoji, e mos lesho pordhe tymuese se qelbin dynjane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.