“Luftë civile” për hashashin

Postuar në 14 Nëntor, 2016 10:10

E përditshmja greke Kathimerini boton një shkrim të të dërguarit të vet në Shqipëri, ku trajton polemikat midis opozitës dhe qeverisë lidhur me kultivimin e kanabisit në vend. Shkrimi fillon me ankesën e një bletërritësi, sipas të cilit bletët ushqehen me pjalmin e fidanëve të kanabisit dhe pastaj, humbasin orientimin, nuk e gjejnë rrigën për në koshere dhe vdesin.

Mirëpo, nëse bletërritësi i dëshpëruar ulëret për të keqen që e ka gjetur, në Shqipëri janë të shumtë ata që falënderojnë zotin që i dhuroi vendit të tyre kanabisin dhe ata munden të sigurojnë një të ardhur të mirë, komenton me ironi gazeta greke. Plantacionet me hashash kultivohen gjithandej, në fusha, kodra, rrafshnalta, madje dhe në oborret e banesave, vëren Kathimerini dhe shton se sipas mediave shqiptare, ato ruhen nga policsë aktive, ndërsa kanë mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë.

Për këtë çështje, në Tiranë po zhvillohet një luftë e egër civile ndërmjet partive, me akuza të ndërsjellta, siç është akuza e ish kryeministrit Berisha se vendi po rrezikon të shndërrohet në “republikë të Kanabisit”, shënon Kathimerini. Gazeta i referohet edhe deklaratës së nënkryetarit të PD, Edi Paloka, sipas të cilit 30% e fitimeve nga droga kalon në llogari të kryeministrit Rama, dhe do të përdoret për blerje votash.

Rreth këtyre akuzave, i dërguari i gazetës greke ka pyetur ministrin e brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Kathimerini citon ministrin t’i ketë thënë se “të gjitha këto janë rezultat i një politike pa principe që po ushtrohet në Shqipëri”. “Është diçka që i kapërcen caqet e logjikës, në raport me punën që po bëjmë në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë”, thekson Tahiri.

“Po vazhdojmë të bëljmë një luftë të ashpër në çdo kënd të Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit. Pavarësisht nga sukseset, opozita vazhdon të na sulmojë, duke përdorur si argumente sukseset tona”, ka përfunduar ministri i brendshëm Saimir Tahiri, duke folur për gazetën greke, Kathimerini.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.