Në Vëmendje
BE i “pret” buxhetin Europës Lindore
Brukseli ka në plan për të transferuar dhjetëra miliarda euro të buxhetit të BE-së nga Evropa Qendrore dhe Lindore drejt vendeve të goditura rëndë nga kriza financiare si Spanja e Greqia. Sipas një raporti të gazetës britanike Financial Times, BE do të rishikojë skemën e shpërndarje së fondve dhe kanalizimin e burimeve për vende të tilla si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke.
Milionat e hedhura dëm të Rilindjes Urbane
Sot Top-Channel raportonte për përmbytjen e një piste biçikletash ndërtuar anës liqenit të Belshit në kuadër të asaj që njihet si Rilindja Urbane. Projekti ka marrë qindra milionë euro në 4 vjet dhe ka synuar rigjallërimin urban të qyteteve shqiptare të cilave u është imponuar monotonia e një shëtitoreje me pllaka dhe ndriçim, disa pemë, ndonjë shatërvan dhe kuptohet shiriti i përurimit.
Nga prononcimet e banorëve rezulton se liqeni ka qenë 70 cm më lart se vija aktuale e ujit, gjë që duhet të ishte marrë parasysh nga zbatuesit e projektit.
A janë transparente raportet e Bankës së Shqipërisë?
Viti 2018 duket se ka nisur me shumë punë për Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit. Në faqen online të këtij komisioneri, e cila në katër ditë të javës nga shtatë të tilla është jofunksionale, janë publikuar 17 vendime marrë për ankesa të ndryshme ndaj institucioneve publike. Mes tyre figurojnë Ministria e Energjetikës, Bashkia Tiranë, Avokatura e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, DSIK etj..
Pafajësi për krimin ndaj Ardit Gjoklajt
Vdekja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës në gusht të vitit 2016 vuloset si ngjarje aksidentale. Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ishin shoferin e fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama.
Sipas Gjykatës nuk kishte prova të mjaftueshme për vrasjen aksidentale të të miturit Gjoklaj, që punonte në landfillin ku subjekti “3R” sh.p.k ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarrëveshjeje me Bashkinë Tiranë.
Patriarku i Moskës vjen në Tiranë në fund të Prillit
Në fund të muajit Prill Patriarkut i Moskës Kiril do të vizitojë Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, i cili shtoi gjithashtu se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më shumë se 50 vitesh.
Greqia dhe Turqia, luftë e pashpallur në Egje
Tensionet në Egje mes Turqisë dhe Greqisë, janë një front i padeklaruar lufte, që nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Athina flet zyrtarisht për një konflikt të hapur ushtarak, që kulmoi me rrëzimin e një avioni Mirage dhe humbjen e jetës së një piloti grek gjatë fluturimeve për monitorimin e hapësirës ajrore.
"Jemi në një luftë të pashpallur në Egje, por pozicionimi i forcave tona bëhet në mënyrë të tillë që të mos kemi humbje të pilotëve tanë"- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Fotis Kuvelis.
Bruçaj për VOA: Tirana nuk mund të zgjidhë problemet e Turqisë
I përfolur si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit të Fetullah Gylen në Shqipëri, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka komentuar për herë të parë arrestimet në Kosovë dhe kërkesën e autoriteteve turke që edhe Shqipëria të dorëzojë personat e listuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit.
“Postë kufitare në ishujt përballë Shqipërisë”
Banorët e dy ishujve përballë Shqipërisë, në pikën më veriperëndimore të territorit grek, i kërkuan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrise Greke, Alkiviadis Stefani, ngritjen e një poste ushtarake në ishullin Othonoi dhe një observatori në ishullin Erikousa.
"Franca bllokon hapjen e negociatave me Shqipërinë"
Shaban Murati, gazetar dhe ish-ambasador, shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” për rolin e pamerituar sipas tij që Bashkimi Europian po i njeh Serbisë. Sipas tij, BE-ja po e toleron Beogradin zyrtar, edhe pse ky i fundit me presidentin e vet Vuçiç, nuk po e kushtëzon në asnjë drejtim politikën e vet të Jashtme me angazhimin për integrimin në BE.
Fushatë arnimi për Ligjin e Minoriteteve
Miratimi me nxitim i Ligjit të ri për Minoritetet dhe reagimet që pasuan ka bërë që qeveria t’i rikthehet konsultimeve, kësaj here me idenë se po merr mendimin e pakicave për aktet nënligjore që do të përgatiten në kuadër të këtij ligji.
Në një njoftim të saj Ministria e Jashtme thotë se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ishte në qytetin e Shkodrës në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut.