“Postë kufitare në ishujt përballë Shqipërisë”
Banorët e dy ishujve përballë Shqipërisë, në pikën më veriperëndimore të territorit grek, i kërkuan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrise Greke, Alkiviadis Stefani, ngritjen e një poste ushtarake në ishullin Othonoi dhe një observatori në ishullin Erikousa.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, shefi i shtabit të Përgjithshëm u prit në ishullin Othonoi nga nënkryetarja e Bashkisë së Korfuzit, Theonymfi Mastora. Ajo theksoi rëndësinë e vizitës së shefit të ushtrisë në ishullin Othonoi dhe rëndësinë që kishte kjo vizitë për banorët e ishujve kufitarë. "Prania e Shefit të Shtabit ka ringjallur moralin e banorëve të ishujve, në veçanti në sajë të ekzistencës së një mjeku ushtarak për ishujt dhe interesin e treguar. Akset e ishujve tanë mbajnë gjallë territorin grek"- tha nënkryetarja e bashkisë.
Ndërsa në ishullin Erikousa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm u mirëprit nga zv/prefektja e Korfuzit Nikoleta Pandi. "Këta ishuj të vegjël në veriperëndim të detit Jon, janë një gur në skajin Greqisë dhe kjo është arsyeja pse ne i mbështesim me gjithë forcën tonë, duke bërë projektet e zhvillimi, si ai i portit të Erikousa. Ndaj dhe vizita e Shefit të Shtabit në ishujt tanë është me rëndësi kombëtare për ne"-tha Pandi.
Add new comment