Lajme
Shqipëria, ndër vendet me vdekshmëri më të lartë nga kanceri për shkak të ndotjes
Shqipëria hyn ndër vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve të parakoshme nga kanceri i shkaktuar nga faktorë mjedisorë. Krahas vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, vendin ynë bën pjesë në zonën më kritike në këtë kuadër, ndonëse të dhënat e vendosin mbarë Europën në një zonë shumë problematike.
Punë ka...Edhe, kujt i duhet?!
Ajo që ndodhi dje në Top-Channel me moderatoren Erjola Doçi përbën rast për të kuptuar se pse në këtë vendin tonë modelet dominuese janë ato që shkojnë në të kundërt me atë që do të duhet të ishte.
E thjeshtë: zonjusha na tha se shpenzon 12 mijë euro në vit për kremëra. E mban puna e vet dhe familja.
Sa paguhet zonjusha në televizionin në fjalë?
Teza vrastare erdhi më pas : ne 2000 euro na bëjnë dy tagse.
Kush paguan kaq shumë në Shqipërinë e zhelosur ?
Kur do reagojë AMA për ato që duhet?
Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.
Nis sezoni turistik/Lopata kokës në Kune për shezlongjet
Pa dalë qershori, lajmet me hunj kokës në plazhet e Shqipërisë nuk mund të mungonin. Në Kune të Shëngjinit është përdorur lopata ndaj dikujt që në media e kalojnë për biznesmen. Njoftimi i policisë:
Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A. M., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Në epokën e bota.org do gjendet një mision për Edin
Zhurma e ndërkombëtarizuar e Edi Ramës me Bullgarinë ka qartazi një objektiv personal të tij. Nga sulmet ndaj Sofjes për pengmarrje, te leksionet për Bashkimin Europian në France 24, kanakari i Erdoganit në Europë, i ka të udhëhequra nga një llogari personale që siç përflitet prej disa kohësh lidhet me ambicien e tij për të marrë një detyrë në institucione ndërkombëtare.
Prona i takon atij të cilit ia japim Ne. E garantojmë!
Sot kreu i Kadastrës, Artan Lame, doli e u tha shqiptarëve të Shqipërisë, diçka shumë më të madhe sesa vetja e tij, apo detyra që mban. Nga Kavaja, ku Kadastra nuk ka problemin se i duhet të heqë drejtorin si në Vlorë p.sh, z. Lame ndër të tjera tha:
Amnistia Fiskale, Vjero për draftin e ri: Kemi marrë në konsideratë rekomandimet e FMN-së
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero ka sqaruar në një intervistë për Agjencinë telegrafike Shqiptare pozicionin e qeverisë për projektkligjin e ri për "Amnistinë Fiskale". Ajo ka shpjeguar edhe pse qeveria ka tërhequr draftin e vitit 2020 duke ftuar FMN-në që të bëjë sugjerimet e veta, ndonëse në fakt Fondi e ka kundërshtuar amnistinë.
Një pohim i vjetër që mbetet aktual: Shqipëria nuk është kurrfarë shteti!
Bullgaria nuk e hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut por më pas Parlamenti e hoqi atë. Ndodh në Ballkan që politika shtetërore ndërron brenda 24 orëve sepse në këto lloj vendesh nuk ka kauza ideologjike, por stomaku.
Pas heqjes së shpejtë të vetos, zhurmuesi i rajonit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përshëndetur vendimin dhe heqjen e pengmarrjes bullgare.
Mitsotakis: Propozimi ynë, 2033 Ballkani Perëndimor i anëtarësuar në BE
Greqia rekomandon vitin 2033 si kufi për përmbylljen e pranimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar para gazetarëve në Bruksel ku ndodhet për samitin e radhës se :
Gjuhë e pavend ndaj Bullgarisë?! Ndoshta sepse kryeministri ndihet pak leshko
Enver Robelli shkruan për atë që e quan “gjuha e pavend e Edi Ramës ndaj Bullgarisë”. Arsyetimi është i thjeshtë: Bullgaria i ka vënë veton Maqedonisë së Veriut, jo Shqipërisë, ndonëse kjo penalizohet. Ndaj z. Rama nuk ka sesi të justifikohet në këto që thotë për Bullgarinë.