Një pohim i vjetër që mbetet aktual: Shqipëria nuk është kurrfarë shteti!

Postuar në 24 Qershor, 2022 17:02

Bullgaria nuk e hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut por më pas Parlamenti e hoqi atë. Ndodh në Ballkan që politika shtetërore ndërron brenda 24 orëve sepse në këto lloj vendesh nuk ka kauza ideologjike, por stomaku.

Pas heqjes së shpejtë të vetos, zhurmuesi i rajonit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përshëndetur vendimin dhe heqjen e pengmarrjes bullgare.

Më herët, z. Rama karikoi veten me tuitera dhe u bë gati të çudiste dynjanë me sherrin me Sofjen, teksa gjuhës së tij, Ministria e Jashtme bullgare iu përgjigj me një deklaratë. Pasi bëri për një lek Brukselin, intimidoi Moskën nga Kievi, tall prej vitesh Greqinë, kalëron strategjinë e madhe me Erdoganin, z. Rama u hodh nga Deti i Zi. Por qëlloi që beteja e tij zgjati fare pak dhe në atë përleshje llafesh, kryeministri pranoi se minoritetin bullgar në Shqipëri, çështjen e këtij minoriteti siç pretendon ai se ekziston, e zgjidhi me një telefonatë nga Boyko Borisov. I cili ka qenë përcaktues në vendimin për heqjen e vetos, por që ia ka hequr z. Rama kënaqësinë e ekstazës personale të një përplasjeje të hapur me Bullgarinë ku ai faktorizohet si përherë, duke mos bërë asgjë.

Vetoja bullgare nuk u hoq nga zhurma e z. Rama, kjo është e qartë. Sikundër e qartë është se një parlament i tërë delesh ka miratuar ekzistencën e një pakice pse një njeri ka marrë një telefonatë.

Janë këto episode kakarisjesh personale që të kujtojnë një pasazh të shkruar nga Kardeli kur dikur, delegacionit jugosllav në Paris i shkoi për vizitë Caldarsis që duke kërkuar koordinim për ta zhbërë Shqipërinë, si argumentin më të mirë pati bindjen se: Shqipëria nuk është kurrfarë shteti. Na pëlqen apo jo, Shqipëria as tani nuk është kurrfarë shteti!

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kushedi si do vini kujen ne tetor kur te hapen negociata hahahahahaha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.