Lajme
Këta tani kanë vjedhur më shumë se 700 mijë euroshi i aleatit strategjik?
Ilir Meta u kap në video, me zë e figurë siç i karakterizua, duke vjedhur 700 mijë euro. Pastaj u shpall aleat strategjik nga kryemimistri i Gentiana Sulës.
Sot Meta shpallet bashkëpunëtor i Sigurimit. Edhe? Ne duhet të zhgënjehemi? Jo, as nga Meta, as nga imagjinata e mjeruar e “çunave të Bllokut” që vjedhin...Sa?!
Një shërbim i vockël për shokët: I nxjerrim dosjen ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-presidentit
Një ditë pasi kryeministri inceneroi qeverinë me ndryshime në dritë ka dalë një lajm që nuk dihej. Ilir Meta sipas mediave të pushtetit rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Tani veprimi është e vetmja opozitë
Lajmi serviret kështu : Ndryshime në qeveri. Pastaj emrat. Në fakt e vërteta është më e thjeshtë: Kryeministri bëri ca manovra me tre emra për të hequr në fakt një të vetëm. Dhe e gjitha kjo për një sitiatë të nxehtë që lidh akuza korrupsioni me një ndër aferat më ndotëse të tranzicionit. Ka shumë diskutime për atë që ndodhi: u fuqia Belinda Balluku, u rrëzua Ahmetaj e kështu me radhë. Në fakt e gjithë kjo plojë korridoresh është prova e vetme sesi ky pushtet ka degraduar nga menaxhim dhe qeverisje në administrim koninukturash korrupsioni.
Lajmi më i rremë: Zgjedhjet fitohen me lajmet e rreme ruse
Ja një lajm që ilustron komedinë neurotike që përjetojmë e që është padyshim parathënie e një tragjedie nesër:
Moska mund të përfshihet në zgjedhjet e ardhshme në Itali duke përhapur lajme të rreme në mediat sociale për të favorizuar partitë pro-ruse
kështu është shprehur ish-kryeministri i Italisë, Enrico Letta që ka shtuar:
Miliarderët dhe të famshmit që vijnë tek unë, janë pjesë e halesë
Arjan Çani ka sqaruar me fjalët e veta teatrin e Shqipërisë sonë në fokusin e emisionit të tij. Vipat që hyjnë e dalin aty e të cilët moderatori i përcjell me tjetër njohje:
Karadyzeni i Negociatave, Kryeministri: Hajdeni në shesh për Xhensilën jo për mua
Edhe Xhensila do jetë në shesh!
E njofton kryeministri i Shqipërisë, i ashtuquajturi intelektual, sipas të cilit Xhensila do jetë në shesh për të festuar hapjen e negociatave me BE-në dhe 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA.
Për të parën në çdo vend kërkohen referendume, për të dytën diskutojnë historianët.
Bajram Begaj merr postin e Presidentit të Republikës
Bajram Begaj ka marrë sot detyrën(postin) e presidentit të Republikës duke pasuar Ilir Metën. Begaj vjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Ushtrisë dhe ka profesionin e mjekut. Meta përcolli sot një mesazh falenderimi për periudhën e detryës së tij, ndërkohë që me këtë rast në mjediset para Presidencës është zhvilluar edhe ceremonia e rastit.
Sigurimet e Kryeministrit: Të dhënat nuk janë fshirë(por jo nuk janë kopjuar)
ENë një reagim sot në profilin e vet në Twitter, kryeministri Edi Rama ka siguruar qytetarët shqiptarë se:
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!
Vendim personal i kreut të OBSH: Lija e majmunit shpallet emergjencë shëndetësore publike ndërkombëtare
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë sot një vendim që do të ketë pasoja për autoritetin dhe besueshmërinë e këtij institucioni. Kreu i saj, Tedros Adhanom Ghebereyesus ka njoftuar se OBSH e ka cilësuar linë e majmunit emergjencë shëndetësore ndërkombëtare. Vendimi ka rëndësi për faktin se ai konsideron 16 000 raste në mbarë botën për një sëmundje që doli në media sapo u kuptua se emergjenca pandemike me CoVid-19 nuk mund të mbahej më.
Festë në shesh për negociatat, ose si të provojmë se majmuni vjen nga njeriu!
Nga kënga për tunelin e Kardhiqit te festa për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.