Sigurimet e Kryeministrit: Të dhënat nuk janë fshirë(por jo nuk janë kopjuar)

Postuar në 24 Korrik, 2022 19:12

ENë një reagim sot në profilin e vet në Twitter, kryeministri Edi Rama ka siguruar qytetarët shqiptarë se:

Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!

E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media

Këtu z. Rama ka marrë përsipër në vetë të parë tri gjëra:

  1. Të dhënat janë aksesuar nga agresori
  2. Të dhënat nuk janë fshirë, por jo se nuk janë kopjuar
  3. Po investohet në krijimin e mureve mbrojtës apo nëse e konvertojmë në gjuhë teknike në Firewall

Ky qëndrim publik përcjell përgjegjësi institucionale nesër kur të konfirmohet zyrtarisht lloji i sulmit që është kryer bashkë me raportin e investimeve të kryera deri tani mes krijimit të sistemeve dhe funksionalizimit të tyre me detyrimet kritike që rrjedhin për sigurinë e tyre.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.