Lajme
Ka shumë gënjeshtra dhe fabrikime për mua në Shqipëri
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se në Shqipëri dhe Kosovë thuhen shumë gënjeshtra për të, por se ai është në pritje të krijimit të qeverisë së re në Kosovë në mënyrë që të vijohet dialogu.
Ka kaq shumë gënjeshtra dhe fabrikime për mua në Shqipëri, por unë pop res në heshtje që ata të bëjnë diçka, të formojnë një qeveri që të mund të flasim
citohet Vuçiç nga mediat serbe.
Në programin “Serbia 2025” ai ka premtuar rrogë mesatare 900 dollarë dhe pensione 430-440 dollarë.
Rusia dislokon raketat e para hipersonike. Putin: Një zhvillim që krahasohet me lëshimin e satelitit të parë më 1957
Rusia ka njoftuar dislokimin e të parave raketa bërthamore hipersonike që e vendosin këtë vend në krye të sigurisë globale. E quajtur Avangard, raketa në fjalë lëviz me shpejtësi 27 herë më të lartë sesa shpejtësia e zërit dhe mund të mbajë ngarkesë efektive me forcë shpërthyese deri në 2 megatonë.
Minishengeni, nisma jonë. CEFTA dhe Procesi i Berlinit, proces me monitorim
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shpjeguar në një intervistë për Deutsche Welle arsyet e nismës së MInishengenit, kush qëndron pas saj dhe çfarë sjell ajo krahasuar me marrëveshjet në fuqi.
Ky është një proces autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen.
Nervozizmi i një të paprekshmi
Organizata Politike denoncon përmes Facebook një rast dhune në TEG, ku sipas saj janë dhunuar aktivistë të saj. Më poshtë deklarata e plotë:
Kryeministrit nuk i mjafton Ligji: Shpifësit janë Qafirë!!!
Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla”, citoi Rama fjalët e Profetit Muhamet (paqja mbi të)
OKB zgjat afatin e hetimeve për vdekjen e ish-sekretarit të Përgjithshëm Hammarskjold, më 1961
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka aprovuar një rezolutë që zgjat afatin e hetimeve për vdekjen misterioze të ish-sekretarit të Përgjithshëm të saj, Dag Hammarskjold, një diplomat suedez.
Ky i fundit vdiq gjatë një vizite në Afrikën e Jugut si pasojë e përplasjes së avionit me të cilin udhëtonte.
Pasaportat e Shërbimit, Shoqata e Gjyqtarëve humbet përballjen gjyqësore me qeverinë
Përfundon "lufta" midis Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave në lidhje me pasaportat e shërbimit. Qeveria ka dalë fituese në këtë përballje më të fundit gjyqësore.
Dështon takimi Thaçi-Kurti për qeverinë e re. Vetëvendosja: Kryetari nuk është në Prishtinë
Takimi i thirrur nga presidentit i Kosovës Hashim Thaçi me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti duke se nuk do të zhvillohet sot. Klan Kosova njofton se thirrja e ardhur nga Thaçi ka të bëjë me mandatimin e Kurtit për krijimin e qeverisë së re, por zyra e Vetëvendosjes në Prishtin ka deklaruar për këtë televizion se Kurti e ka të pamundur takimin pasi ndodhet jashtë kryeqytetit të Kosovës.
Edhe dosja e teatrit në SPAK
Pas deklaratave të kryebashkiakut Veliaj se vitin që vjen do të shembë Teatrin Kombëtar për t’i hapur rrugën ndërtimit të të riut dhe kompleksit të kullave pas tij, artistët thonë se janë mësuar me të tilla paralajmërime dhe kërcënime. Regjizori Robert Budina thotë se çdo tentativë do të hasë në kundërshtinë e tyre.
Turqia dërgon trupa ushtarake në Libi
Turqia do të dërgojë trupa ushtarake në Libi. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se qeveria do të kërkojë nga Parlamenti miratimin e mocionit për këtë çështje.
Do të shkojmë aty ku jemi ftuar. Përderisa ka në ftesë ne do ta pranojmë
tha Erdogan gjatë një takimi me krerët e degëve të partisë së tij, Drejtësi dhe Zhvillim.