Pasaportat e Shërbimit, Shoqata e Gjyqtarëve humbet përballjen gjyqësore me qeverinë

Postuar në 27 Dhjetor, 2019 12:49

Përfundon "lufta" midis Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave në lidhje me pasaportat e shërbimit. Qeveria ka dalë fituese në këtë përballje më të fundit gjyqësore. 

Shkak u bë Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.389, datë 12.6.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, e cila shfuqizoi VKM-në e vjetër duke i hequr të drejtën gjyqtarëve për të mbajtur pashaporta shërbimi. Duke pretenduar se ky veprim i qeverisë cenon statusin e tyre si gjyqtarë, Shoqata iu drejtua me padi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, veprim ky që mori publicitet në media dhe në rrjetet sociale.

Por pavarësisht kësaj, rezultoi se vetë çështja ishte përgatitur dobët nga vetë gjyqtarët, fakt ky i cili solli që edhe kolegët e tyre të Gjykatës Administrative të Apelit të mos u jepnin të drejtë. Kështu gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se organeve drejtuese të Shoqatës u kishte mbaruar mandati prej rreth një viti, duke vënë në këtë mënyrë në pikëpyetje edhe legjitimetin e këtij subjekti në këtë lloj gjykimi. Po kështu njëri nga përfaqësuesit e Shoqatës, rezultoi se nuk ishte anëtar i saj dhe për rrjedhojë duke pasur statusin e gjyqtarit nuk i lejohet që të përfaqësojë asnjë palë në asnjë gjykim.

Edhe vetë padia rezultoi me probleme, nisur nga mënyra si ishte formuluar objekti i saj, por edhe natyra e pretendimeve, të cilat luhateshin midis atyre me natyrë kushtetuese apo me natyrë ligjore, duke krijuar problematikë për vendimmarrjen e Gjykatës Administrative të Apelit. Ndoshta për këtë arsye kjo Gjykatë vendosi rrëzimin e kërkesëpadisë për shkak se kompetente është Gjykata Kushtetuese. Mbetet për t'u diskutuar përse vetë kjo shoqatë që përbëhet nga gjyqtarë, tregoi një përgatitje kaq të vakët dhe të dobët kundrejt Qeverise, në një çështje të tillë.

Megjithatë gjërat mund të jenë më të qarta kur Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit të zbardhet.

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.