Turqia dërgon trupa ushtarake në Libi

Postuar në 26 Dhjetor, 2019 11:02

Turqia do të dërgojë trupa ushtarake në Libi. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se qeveria do të kërkojë nga Parlamenti miratimin e mocionit për këtë çështje.

Do të shkojmë aty ku jemi ftuar. Përderisa ka në ftesë ne do ta pranojmë

tha Erdogan gjatë një takimi me krerët e degëve të partisë së tij, Drejtësi dhe Zhvillim.

Po kështu presidenti turk ka sqaruar se Turqia ka rënë dakord me Tunizinë që të mbështesin qeverinë e Fayez al Sarraj që njihet nga OKB, por luftohet nga disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit si p.sh Franca. Erdogan ishte dje në Tunizi në një vizitë surprizë duke vënë para faktit të kryer shumë aktorë rajonalë që po shkojnë në kurs përplasjeje ushtarake me Turqinë. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm grek, Dendias ishte në Libi ku u takua me rivalin e al Sarraj, gjeneralin Khalifa Haftar, një vizitë pas së cilës ai deklaroi se për Haftar memorandum për delimitimin e ujërave mes Libisë dhe Turqisë, nënshkruar nga Sarraj, është i pavlefshëm.

Mbi këtë premisë po luhet edhe drama e re në Libi që po krijon llogore në një zonë tradicionalisht të trazuar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

do ta haje dhe ky si gadafi nje dite se keshtu ndodh me diktatoret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.