dislokimi
Mediat greke: Franca dislokon me detyrë luftarake në Mesdheun Lindor aeroplanmbajtësen "Charles de Gaulle"
Mediat greke raportojnë se Franca ka nisur dislokimin ushtarak në Mesdheun Lindor, të cilin e interpretojnë si përgjigje ndaj sjelljes dhe kërcënimeve të Turqisë.
Nga Siria në Libi. Rusia dislokon avionë ushtarakë në mbështetje të gjeneralit Haftar
Komana ushtarake amerikane në Afrikë ka njoftuar sot se Rusia ka dislokuar avionë ushtarakë gjuajtës në Libi në mbështetje të kontraktorëve privatë të grupit “Wagner” që vepron krah Ushtrinë Kombëtare Libiane të gjeneralit Haftar. Sipas komandës amerikane, avionët kanë mbërritur në Libi përmes Sirisë dhe për këtë janë ofruar edhe pamje satelitore.
Libia ia merr edhe Shqipërisë si shtet patatinash
Disa media të njohura kanë publikuar pak orë më parë tituj të ngjashëm sipas të cilëve lexohet se parlamenti libian ka votuar kundër dislokimit të trupave turke në vend. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan madje se parlamenti ka votuar edhe kundër memorandumit mes Turqisë dhe Libisë për delimitimin e ujërave detare.
Kur kalon titullin dhe hyn në tekst, sheh se bëhet fjalë jo për parlamentin libian, por për Dhomën e Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, aty ku vepron gjenerali Khalifa Haftar. Çfarë është votuar dhe çfarë vlere ka një gjë e tillë?
Rusia dislokon raketat e para hipersonike. Putin: Një zhvillim që krahasohet me lëshimin e satelitit të parë më 1957
Rusia ka njoftuar dislokimin e të parave raketa bërthamore hipersonike që e vendosin këtë vend në krye të sigurisë globale. E quajtur Avangard, raketa në fjalë lëviz me shpejtësi 27 herë më të lartë sesa shpejtësia e zërit dhe mund të mbajë ngarkesë efektive me forcë shpërthyese deri në 2 megatonë.
Turqia dërgon trupa ushtarake në Libi
Turqia do të dërgojë trupa ushtarake në Libi. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se qeveria do të kërkojë nga Parlamenti miratimin e mocionit për këtë çështje.
Do të shkojmë aty ku jemi ftuar. Përderisa ka në ftesë ne do ta pranojmë
tha Erdogan gjatë një takimi me krerët e degëve të partisë së tij, Drejtësi dhe Zhvillim.
Gjermania del nga tutela e humbjes së LIIB. Ministrja e Mbrojtjes: Angazhim aktiv jashtë vendit
Gjermania duhet të marrë një rol aktiv ushtarak në botë. Këtë ka lënë të kuptohet ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer gjatë një fjalimi në Universitetin e Bundewehr në Mynih. Sipas saj, aleatët po bëjnë përherë e më shumë thirrje që Gjermania të luajë një rol në drejtim të dislokimit ushtarak jashtë vendit, çka përbën një nga pikat më delikate të politikës gjermane që lidhet me përvojën e Luftës së Dytë Botërore.
Mesazh Iranit, SHBA dislokon aeroplanmbajtësen Lincoln në Lindjen e Mesme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme për t’i dhënë një mesazh të qartë Teheranit zyrtar. Sipas mediave të ndryshme, vendimi i SHBA-ve erdhi pas deklarimeve të ndryshme për një sulm të mundshëm mbi forcat amerikane. Lajmin për dislokim e ka dhënë këshilltari për Sigurinë i Presientit John Bolton sipas të cilit vendimi në fjalë është një mesazh për Iranin se çdo akt force ndaj SHBA do të përballet me forcë ushtarake.
Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë vendosjen e Iranit në Siri
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka përcjellë për Kremlinin një mesazh politik për Teheranin zyrtar: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të vendoset në Siri.
Mediat izraelite raportojnë për një takim mes Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë të cilit kreu izraelit ka kërkuar që “ky mesazh të kuptohet nga Irani”.
NATO: Dislokim i njësive në nivel batalioni në Lindje të Europës, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë
NATO do të dërgojë trupa në nivelin e batalionit për të përforcuar sigurinë e anëtarëve të saj në Europën Lindore. Këtë ide e ka rikonfirmuar sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për revistën gjermane “Der Spiegel”. Stoltenberg e cilëson NATO-n, si aleancën më të suksesshme në histori, e cila ia ka dalë sipas tij të parandalojë disa luftëra. Edhe stërvitjet e fundit të zhvilluar në Lindje të Europës kanë përcjellë një sinjal të qartë ndaj “një Rusie përherë e me më shumë besim në vete”.