Rusia dislokon raketat e para hipersonike. Putin: Një zhvillim që krahasohet me lëshimin e satelitit të parë më 1957

Postuar në 28 Dhjetor, 2019 13:47

Rusia ka njoftuar dislokimin e të parave raketa bërthamore hipersonike që e vendosin këtë vend në krye të sigurisë globale. E quajtur Avangard, raketa në fjalë lëviz me shpejtësi 27 herë më të lartë sesa shpejtësia e zërit dhe mund të mbajë ngarkesë efektive me forcë shpërthyese deri në 2 megatonë.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar sistemin Avangard me lëshimin e satelitit të parë në hapësirë në vitin 1957.  Avangard ka disa karakeristika unike përveç shpejtësisë. Në ndryshim nga modelet ekzistuese të raketave ndërkontinentale ai ndryshon trajektoren në mënyrë të paparashikuar duke u bërë praktikisht e pamundur ta gjurmosh. Ai është ndërtuar me materiale kompozite që durojnë deri në 2000 gradë celcius.

Sistemi u paralajmërua nga Putin që në vitin 2004, por testimi i parë u bë vetëm në dhjetor të vitit 2018. Këtë vit, një njësi e pajisur me këtë sistem ka hyrë në shërbim në rajonin e Orenburgut në jug të Uraleve. Këto zhvillime i japin fund traktateve të fundit të viteve ’80 dhe një ndër alibitë e Kremlinit për zhvillimin e këtij klasi armësh është ndërtimi nga SHBA i një sistemi të ri mbrojtës që i hiqte Rusisë vlerën reale të frenimit përmes arsenalit bërthamor ekzistues.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.