Libia ia merr edhe Shqipërisë si shtet patatinash

Postuar në 05 Janar, 2020 01:13

Disa media të njohura kanë publikuar pak orë më parë tituj të ngjashëm sipas të cilëve lexohet se parlamenti libian ka votuar kundër dislokimit të trupave turke në vend. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan madje se parlamenti ka votuar edhe kundër memorandumit mes Turqisë dhe Libisë për delimitimin e ujërave detare. 

Kur kalon titullin dhe hyn në tekst, sheh se bëhet fjalë jo për parlamentin libian, por për Dhomën e Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, aty ku vepron gjenerali Khalifa Haftar. Çfarë është votuar dhe çfarë vlere ka një gjë e tillë? 

Qeveria në Tripoli ka një mandat nga OKB sepse quhet sipas Paktit Kombëtar. Zgjedhjet nga ka dalë parlamenti që votoi sot u zhvilluan në gusht të 2014-ës dhe në to morën pjesë 18% e votuesve. Më pas rezultatet e zgjedhjeve nuk i pëlqyen kryeministrit Fayez Serraj që urdhëroi Gjykatën Supreme  të anullonte zgjedhjet. Pas vendimit të saj Parlamenti vendosi të mos e njihte atë me argumentimin se ai ishte marrë nën kërcënimin e armëve. Parlamenti madje i zgjati mandatin vetes. Serraj vazhdoi i qetë. Bëri zgjedhje të reja dhe krijoi një parlament tjetër, në perëndim. Lindori nuk e njohu perëndimorin dhe sot jemi në kushtet kur një vend njeh njërin dhe tjetri njeh rivalin. Ka praktikisht dy Libi me dy ide për të ardhmen. Ka edhe dy perëndime që sillen vërdallë sipas midesë. 

Ndaj titujt që flasin për parlament libian janë të njëanshëm dhe në fakt janë me sens antiturk, jo antilibian. Mirëpo Erdoganin mund ta kesh inat, por nuk e lufton dot me kësi marifetesh. Libia është ndoshta vendi i dytë pas Shqipërisë që është katandisur në derexhe të tillë, me dy lloje për çdo gjë dhe ku komuniteti ndërkombëtar tallet deri në këtë pikë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Krahasimi me Shqiperine esht larg! Shqiperine nuk e ndan me njeri, kete e dine politikanet e Shqiperise, ndaj bejne c'te duan dhe ndajne cdo gje. Ndersa Libia ka mundesi te ndahet ne dy pjese per dekada te tera, e ndoshta per shekuj. Ndarjen e Shqiperise se vogel nuk e lejojne Serbia dhe Greqia, qe te mos perplasen kurre me njera-tjetren. Ndersa ndarjen e Libise se madhe e favorizon si Egjypti, ashtu dhe Algjeria e Maroku ne anen tjeter, qe e kane patur gjithnje problem me probleme te ndryshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.