Nga Siria në Libi. Rusia dislokon avionë ushtarakë në mbështetje të gjeneralit Haftar

Postuar në 26 Maj, 2020 14:41

Komana ushtarake amerikane në Afrikë ka njoftuar sot se Rusia ka dislokuar avionë ushtarakë gjuajtës në Libi në mbështetje të kontraktorëve privatë të grupit “Wagner” që vepron krah Ushtrinë Kombëtare Libiane të gjeneralit Haftar. Sipas komandës amerikane, avionët kanë mbërritur në Libi përmes Sirisë dhe për këtë janë ofruar edhe pamje satelitore. Gjenerali Stephen Townsend ka sqaruar se avionët në fjalë nuk mund të operohen nga askush në terren veç njësive shtetërore ruse, pasi sipas tij ata janë avionë të gjeneratës së katërt çka nënkupton mjete të prodhimit të pas vitit 1980 ku hyjnë tipa si Mig29, Mig31, apo Su-27/30/33/35.

Bota dëgjoi se gjenerali Haftar do të nisë një fushatë të re ajrore. Do të jenë pilotët mercenrarë rusë që drejtojnë avionë rusë që bombardojnë libianët

është shprehur Townsend.

Mbështetja ruse për Haftar shkon ndesh edhe me politikat në terren të partnerit të Rusisë në Siri, Turqisë, që mbështet hapur dhe mjete ushtarake qeverinë e Tripolit. Analiza e komandës amerikane vlerëson në këtë angazhim të Rusisë një përpjekje të Moskës për të vënë këmbët në bregun afrikan duke siguruar kështu premisat që më vonë të krijohen rajone të fortifikuara kundërajrore dhe detare që do të përcaktojnë kërcënime reale sigurie për krahun jugor të Europës.

Këto vlerësime vijnë ndërkohë që SHBA ka qëndruar indiferente dhe vëzhguese në Libi që nga koha e administratës Obama, kurse Europa ka luajtur me disa porta, kur nga njëra anë njeh qeverinë e Tripolit dhe nga ana tjetër mbështet gjeneralin Haftar. Edhe për sa i përket politikës migratore, Bashkimi Europian ka bërë atë që di më mirë, të dështojë, teksa përmes fondeve të ndryshme e ka shndërruar Libinë në ferrin e refugjatëve afrikanë pa arritur të stabilizojë ndonjë gjë, as edhe të mbyllë rrugën e depërtimit nga Mesdheu. BE-së i mungon forca ushtarake për të imponuar politikat e veta dhe kjo ilustrohet më së miri me arrogancën me të cilën Turqia dhe Rusia veprojnë në rajon dhe zgjerojnë gamën e operacioneve të tyre.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Egjypti dhe Algjeria deshirojne nje Libi te ndare, dhe rrezik po shkohet drejt kesaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.