haftar

Franca vazhdon të humbasë me Dinjitet

Postuar në 05 Korrik, 2020 14:06

Franca ka braktisur gjeneralin Khalifa Haftar, i cili kontrollon një pjesë të Libisë. Lajmi raportohet nga media të Lindjes së Mesme që vëzhgojnë se Franca ishte ndër vendet që mbështeti më shumë Haftar dhe përpjekjet e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit. Presidenti francez, Macron mohoi se Parisi zyrtar mbështet Haftarin dhe shpreur zhgënjimin e vet për sulmin e 4 prillit mbi  Tripoli. Po kështu Macron ka kritikuar edhe Rusinë, një vend që mbështet gjeneralin përmes kompanisë Wagner, e cila vepron në terren në Libi.

Nga Siria në Libi. Rusia dislokon avionë ushtarakë në mbështetje të gjeneralit Haftar

Postuar në 26 Maj, 2020 14:41

Komana ushtarake amerikane në Afrikë ka njoftuar sot se Rusia ka dislokuar avionë ushtarakë gjuajtës në Libi në mbështetje të kontraktorëve privatë të grupit “Wagner” që vepron krah Ushtrinë Kombëtare Libiane të gjeneralit Haftar. Sipas komandës amerikane, avionët kanë mbërritur në Libi përmes Sirisë dhe për këtë janë ofruar edhe pamje satelitore.

Rusia dhe Turqia tentojnë paqëtimin e palëve në konfliktin civil në Libi

Postuar në 14 Janar, 2020 01:17

Rusia dhe Turqia po tentojnë të përsërisin në Libi atë që realizuan në Siri. Dy rivalët Sarraj dhe Haftar janë takuar në Moskë ku raportohet se janë njohur me një draft marrëveshje armëpushimi.

Agjencia ruse “Sputnik" raporton se dokumenti parashikon ndalimin e të gjitha operacioneve ofensive ushtarake dhe lidhur me këtë pikë Haftar ka kërkuar kohë deri të martën dhe mandej është larguar nga Moska pa firmosur. 
I njëjti dokument parashikon krijimin e një komisioni të përbashkët, krijimin e një linje beteje dhe shmangien e goditjeve të qyteteve kryesore. 

Prezenca ruse në Libi, strategjia e Çurçillit në veprim kundër Europës?

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 14:13

Rusia e Vladimir Putinit po ja del me sukses të rindërtojë një botë të konkurencës gjeopolitike që u mendua se përfundoi me shkërmoqjen dramatike të Bashkimit Sovjetik. Putin e testoi forcën e vet me ndërhyrjen në Gjeorgji në vitin 2008, një vit pasi ai paralajmëroi ndryshime në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Akuza për krime lufte në Libi ndaj gjeneralit Haftar

Postuar në 01 Maj, 2019 11:52

BBC-ja raporton sot mbi disa akte që ajo i quan krime shumë të rëndë lufte kryer në Libi nga forcat e drejtuar nga gjenerali rebel, Khalifa Haftar që synon rrëzimin e qeverisë së Tripoli. Në videon e përcjellë nga BBC-ja paraqiten njerëz të Haftar që dhunojnë trupat e viktimave, një akt që paraqitet në mediat online.

Sot Libia e përfshirë në konflikt civil sheh se Haftar, me mbështetje edhe nga shumë aktorë në Perëndim, t’i afrohet pushtetit. Akuza e publikuar në median në fjalë zbulon natyrën e konfliktit në botën arabe ku duket se fitilat e luftës po rindizen.

Subscribe to RSS - haftar