Prezenca ruse në Libi, strategjia e Çurçillit në veprim kundër Europës?

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 14:13

Rusia e Vladimir Putinit po ja del me sukses të rindërtojë një botë të konkurencës gjeopolitike që u mendua se përfundoi me shkërmoqjen dramatike të Bashkimit Sovjetik. Putin e testoi forcën e vet me ndërhyrjen në Gjeorgji në vitin 2008, një vit pasi ai paralajmëroi ndryshime në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Që nga ajo kohë, politika e jashtme e Rusisë është orientuar në atë që mund të quhet Frenimi i Perëndimit duke aneksuar Krimenë, ndarë de facto Ukrainën dhe paralizuar atë si shtet, duke aneksuar praktikisht Bjellorusinë që konsiderohet satelit, duke mbajtur në tension të lartë vendet Balltike, provokuar Poloninë. Suksesi kryesor padyshim është nxjerja jashtë Sirisë të SHBA-ve dhe Perëndimit duke neuralizuar një skenar të ndarjes së vendit me ç’rast ka hedhur themelet e një bashkëpunimi strategjik me Turqinë dhe Iranin.

Më tej akoma, Rusia ka zbuluar se lufta është makthi i politikanëve në Perëndim të cilët u mësua me ndërhyrje nga ajri si ajo e Gjirit në vitin 1991, apo në Kosovë dhe ku nuk rrezikohet jeta e ushtarëve. Përvoja iraken e SHBA-ve ka rigjallëruar sindromën e Vietnamit dhe në Perëndim ka përherë e më shumë një frymë izolacionizmi dhe prirjeje nga e djathta. Shoqëria europiane ka ngushtuar spektrin te probleme si emigracioni, ndërkohë që rivali gjeostrategjik i saj, Rusia preferon të financojë ata që jetojnë aty për shkak të një krize demokgrafike.

Prezenca më e fundit e rusëve është konstatuar në Libi. Të paktënkëtë pretendon SHBA dhe qeveria libiane e mbështetur nga OKB-ja, sipas të cilëve aktualisht në LIbi operojnë 800 ushtarakë rusë që janë inkuadruar si mercenarë nën kontraktorin privat, Ëagner Group.

Pretendimi zyrtar është se rusët po mbështesin Khlaifa Haftarin, trupat e të cilit po përpiqen prej muajsh të kapin Tirpolin. Qeveria e Haftar protretizohet si gjëja më e keqe e mundshme; një amalgamë ish-ushtarakësh, ultrakonservatorësh salafistë, përfaqësues fisesh dhe mbështeten nga Egjipti, Emiratet e Bashkaura Arabe si dhe nga Franca., ndërkohë që qeveria e Tripolit mbështetet nga Turqia, Katari dhe Italia.

Kjo situatë e përzier interesash e paraqet SHBA në një konteskt komik: nga njëra anë deklarohen se do të vihen sanksione ndaj kontraktorit rus, nga ana tjetër mesazhet politike për Haftar kanë qenë kontradiktore. Duket se politika e vetme e amerikanëve është të mbajnë rusët larg, por pa u angazhuar seriozisht.

Sipas analistëve libianë, synimet e Rusisë në Libi janë taktike: të mbajë Europën të angazhuar në këtë vend të ndarë dhe në një krizë që premton vazhdimisht fluks refugjatësh.

Dhe siç provohet tashmë, nëse ka një gjë me të cilën e ndan Europën në mes është tema e emigracionit. Në këtë derexhe është katandisur i ashtuquajturi kontinent i vjetër që sot sheh sesi strategjia e dikurshme e Çurçillit e “barkut të butë të Hitlerit” aplikohet me cinizmë nga Rusia. Dhe me kosto qesharake.

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.