avionet
Sanksionet ndaj Rusisë dëmtojnë prodhimin e avionëve Boeing
Sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Rusisë po rëndojnë inidrekt mbi një nga kompanitë më të mëdha shumëkombëshe. Boeing po has vështirësi në prodhimin e avionëve 787 Dreamliner për shkak të mungesës së një komponenti kyç, subjekt i sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, raporton Wall Street Journal.
Ne do blejmë satelitë, por nuk ia dalim të mbajmë 4 helikopterë
Greqia ka njoftuar kërkesën për blerjen e 20 avionëve F-35 nga SHBA. Kostoja e një avioni shkon 80 milionë dollarë dhe nëse kërkesa miratohet, i jep Greqisë një flotë ajrore të rionovuar pas porositjes së 24 avionëve të tjerë Dassault, kontratë me vlerë 2.5 miliardë euro. Greqia është ndër vendet me modernizimin më të shpejtë të armatimit të vet dhe në rajon konkurohet për nga ritmi vetëm nga Serbia.
ShBA refuzon dhënien e avionëve Ukrainës. Sanksionet që destabilizojnë ekonominë globale, mbahen në fuqi!!!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos e furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë. Vendimi merr parasysh vlerësimet e komunitetit të inteligjencës dhe është njoftuar nga zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, që ka neutralizuar kështu propozimin polak për transferimin e avionëve Mig-29 në Ukrianë.
Paralajmërim i kompanive ajrore në ShBA: Shërbimi 5G pritet të fusë në kaos transportin ajror
Një krizë e aviacionit parashikohet në SHBA, pas vendosjes në funksion të shërbimit 5G. Shefat e kompanive ajrore tregtare paralajmëruan pasoja në fluturime të mërkurën, kur AT&T (T.N) dhe Verizon (VZ.N) do të vendosin shërbimin e ri 5G.
Ata thonë se shërbimi i ri C-Band 5G mund të bëjë të papërdorshëm një numër të konsiderueshëm avionësh të mëdhenj, "duke bllokuar potencialisht dhjetëra mijëra amerikanë jashtë shtetit" dhe duke shkaktuar kaos për fluturimet brenda vendit.
SHBA drejt shitjes së avionëve F -35 Greqisë
Dy senatorë amerikanë, anëtarë të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, kryetari Bob Menendez dhe Marco Rubio, kanë propozuar shitjen e avionëve F-35 Greqisë.
Amerikanët do të peshohen para hipjes në avion
Në SHBA, pasagjerëve të linjave ajrore mund t'u kërkohet të peshohen para fluturimit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. Masa vjen në kuadër të sigurisë së fluturimeve, në një kohë kur një pjesë e avionëve mund të jenë vjetëruar, ndërsa obeziteti është në rritje.
Tani, kompanitë e fluturimit do të azhornojnë peshën mesatare të pasagjerëve, në bazë të një qarkoreje të lëshuar nga Administrata Federale e Aviacionit.
Nga Siria në Libi. Rusia dislokon avionë ushtarakë në mbështetje të gjeneralit Haftar
Komana ushtarake amerikane në Afrikë ka njoftuar sot se Rusia ka dislokuar avionë ushtarakë gjuajtës në Libi në mbështetje të kontraktorëve privatë të grupit “Wagner” që vepron krah Ushtrinë Kombëtare Libiane të gjeneralit Haftar. Sipas komandës amerikane, avionët kanë mbërritur në Libi përmes Sirisë dhe për këtë janë ofruar edhe pamje satelitore.
Serbia përplaset me Izraelin ( Video)
Teksa Beogradi është në vorbullën e propozimit për korrigjim kufijsh me Kosovën dhe një paqartësie mbi të ardhmen e Asosacionit të Komunave Serbe, hapet një front i ri polemikash këtë herë me Izraelin.
Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së pilotëve dhe një delegacioni izraelit në ceremoninë festive që Kroacia organizoi në përkujtim të Operacionit Stuhia, i cili bëri të mundur kthimin nën kontrollin e kroatëve të disa zonave të banuara nga serbë.
Kina del në vend të parë për teknologjinë stealth
Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një material që do t’i bënte avionët ushtarakë të realizuar me të, të padetektueshëm nga radarët e sotshëm. Përfshirë ata me mikrovalë që punojnë në frekuenca super të larta apo UHF. Në përgjithësi këto materiale janë shumë të holla sa të përdoren në avionë ushtarakë, por ky materila bënë ndryshimin. Madje ai mund të përdoret edhe në anije ushtarake. Radarët e sotshëm përdëroin disa antena që përdorin energjinë e mikrovalëve që të shohin dhe identifikojnë përmasën e objekteve përtej reve dhe mjegullës. Kjo quhet seskioni i kryqëzimit të radarit.