SHBA drejt shitjes së avionëve F -35 Greqisë
Dy senatorë amerikanë, anëtarë të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, kryetari Bob Menendez dhe Marco Rubio, kanë propozuar shitjen e avionëve F-35 Greqisë.
Mediat greke e interpretojnë propozimin si pjesë të ndihmës dhe strategjisë amerikane në kuadër të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Athinës dhe Ankarasë, ndërkohë që më herët SHBA ka anulluar shitjen e modelit në fjalë Turqisë, për shkak të tensioneve dhe vendimit të kësaj të fundit për të blerë sistemin rus të mbrojtjes, S-400.
Mediat greke theksojnë se në SHBA ka aktorë që lobojnë për bllokimin e shitjes së F-35, një avion gjuajtës i brezit të pestë, çka do të thotë se përdor teknologji të shekullit të 21-të dhe ka kapacitete operative të nivelit më të lartë.
Një ndër arsyet e kësaj shitjeje është edhe fakti se pak muaj më parë Greqi bleu 18 gjuajtës Rafale nga Franca, duke përforcuar aftësinë ajrore, por edhe duke zhbllokuar një mundësi në tregun e armatimit që është shumë dinamik.
Add new comment