Lajme

Turqia konsideron dislokimin ushtarak në Libi

Postuar në 20 Dhjetor, 2019 16:17

Turqia po konsideron dislokimin e trupave ushtarake në Libi në mbështetje të qeverisë së Tripolit. Presidenti i vendit Recep Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk mund të heshtë përpara mercenarëve që veprojnë në Libi siç janë rusët e grupit paramilitar “Wagner” që mbështesin gjeneralin Khalifa Haftar me qendër veprimi në Tobruk.

E dini që Haftar nuk është një politikan legjitim. Ai është i jashtëligjshëm. Ka nga ata që po përpqien t’i japin atij legjitimitet. Nga ana tjetër Fayez al-Sarraj është legjitim. Ata përpiqen ta injorojnë

Shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton. Shumica keqpërdor Arta Vorpsin, i drejtohet Venecias për betimin te noteri

Postuar në 20 Dhjetor, 2019 15:41

Shumica socialiste kërkon më shumë kohë që të hetojë për shkeljet e presidentit të Republikës Ilir Meta. Ndonëse hetimi në këtë pikë konsiston vetëm në shqyrtim aktesh, Komisioni Hetimor nuk ndihet gati të bëjë një raport përfundimtar. Tallja me mbarë vendin në këtë pikë arrin kulmin me faktin se në objekt hetimi do përfshihet edhe situata e krijuar mes Presidentit dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Dvorani në dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lideri i Ballkanit humbet autoritetin mes shqiptarëve

Postuar në 20 Dhjetor, 2019 15:14

Në Shqipëri zhvillohet një takim i radhës në kuadër të atij që po quhet Minishengeni Ballkanik. Vendet kryesore të kësaj nisme që imiton bashkëpunimin europian të viteve të fillimit të Unionit, janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Nisma po shitet se sjell lëvizje të lirë mallrash, njerëzish, shmang pikat doganore etj.

Shqipëria e luftës në kujtimet e majorit britanik Anthony Quayle

Postuar në 20 Dhjetor, 2019 14:46

 

Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi për të penguar depërtimin e imigrantëve ilegalë

Postuar në 20 Dhjetor, 2019 14:37

Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Malit të Zi ka vendosur që të mbrojë kufirin shtetëror me forca të shtuara ushtarake. Sipas raportimeve mediatike vendimi do të aplikohet në fund të vitit 2020 dhe parashikon që krahas forcave policore në kufi të dislokohen edhe trupa të ushtrisë për të siguruar vendin nga depërtimi i imigrantëve ilegalë.

Instituti i Ndërtimit: Duhen verifikuar 60 mijë objekte

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 20:18

Teksa qeveria është duke kërkuar donacione për të prekurit nga tërmeti në terren inxhinierët vijojnë inspektimin e ndërtesave. Bilanci i dëmeve është ende në përpunim pasi numri i objekteve me probleme pritet të rritet.  Këtë thotë për “TemA TV”  kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, cili ishte këtë të enjte në krye të një grupi inspektimi në Kavajë.

Largimet nga administrata, gjykatat rikthyen në punë 148 nëpunës në 3 vjet

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 17:17

Largimet nga puna në administratën publike rëndojnë në kurriz të taksapaguesve. Një fenomen që ka ndodhur në masë sa herë zgjedhjet kanë shenjuar rotacion politik, largimet nga puna përfundojnë në gjykatë, e cila në shumicën e rasteve vendos në favor të të larguarit. Kjo do të thotë rikthim në detyrë ose dëmshpërblim financiar.

Sipas Departamentit të Administratës Publike, përgjatë viteve 2017-2019, ka pasur 40 procese gjyqësore, në të cilat janë ankimuar dhe kundërshuar aktet e largimit nga shërbimi civil prej nëpunësve.

 

SHBA, vihet në pikëyetje besueshmëria e Senatit. Koha për vetting!

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 15:26

Njeriu kryesor publik kundër Donald Trump sot në SHBA është kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi.

Parantezë: Nancy Pelosi është kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, ndërsa dhoma e lartë është Senati. Në anglisht termi konkret për detyrën e Pelosit është: The Speaker of the United States House of Representatives. Që literalisht do të vinte shqip si Folësja/Drejtuesja e seancave. Mirëpo funksioni i saj përshkuhet si më poshtë: 

Fotolajm/Dikush nuk e mirëpret Aleksander Vuçiçin në Tiranë

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 14:33

Çfarë thotë Kurani për Mashtrimin dhe Mashtruesit?

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 14:06

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi sot se së shpejti qeveria do të shpallë ofertën për ndërtimin e aksit Thumanë-Rrogozhinë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme