Turqia konsideron dislokimin ushtarak në Libi
Turqia po konsideron dislokimin e trupave ushtarake në Libi në mbështetje të qeverisë së Tripolit. Presidenti i vendit Recep Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk mund të heshtë përpara mercenarëve që veprojnë në Libi siç janë rusët e grupit paramilitar “Wagner” që mbështesin gjeneralin Khalifa Haftar me qendër veprimi në Tobruk.
E dini që Haftar nuk është një politikan legjitim. Ai është i jashtëligjshëm. Ka nga ata që po përpqien t’i japin atij legjitimitet. Nga ana tjetër Fayez al-Sarraj është legjitim. Ata përpiqen ta injorojnë
u shpreh Erdogan nga Kual Lumpuri.
Nuk është e qartë se kur mund të kalohet në veprime konkrete, por Erdogan ka sjellë si shembull ndërhyrjen në Siri. Qëndrimet turke kanë shqetësuar shumëkënd. SHBA ka bërë thirrje që aktorët e huaj të heqin dorë nga nxitja e konfliktit në Libi, ndërkohë që presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sisi ka njotuar se do të mbështesë forcat e gjeneralit Haftar.
Edhe ministri grek, Dendias ka deklaruar se Turqia po i hyn një betej që nuk mund ta fitojë. Interesi turk në Libi ka rezonancë ndërkombëtare për shkak edhe të rrjedhimeve të memorandumit të vitit 2011 mes Turqisë dhe Libisë që përcakton kufijtë detarë dhe ato të Zonave Ekonomike në një pjesë të madhe të Mesdheut Lindor.
Add new comment