Lajme

Koronavirusi i ngjashëm me SARS. Në Kinë raportohet një tjetër person i vdekur

Postuar në 20 Janar, 2020 16:23

Kina ka njoftuar zyrtarisht se virusi i ngjashëm ne SARS është përhapur thuajse në të gjithë vendin përfshirë kryeqytetin Pekin.

Sot është raportuar se ka vdekur një person i tretë nga 140 raste të raportuara se janë prekur nga ky virus.

Fillimisht coronavirusi u konstatua në qytetin Wuhan dhe po aty janë raportuar shumë shpejt 136 raste të tjera që ngjajnë shumë në simptoma me Sindromën e Rëndimit Akut të Frymëmarjes – SARS, nga e cila vdiqën 650 persona në vitin 2012.

 

Albin Kurti mandatohet si kryeministër i Kosovës. Dy javë kohë për krijimin e qeverisë

Postuar në 20 Janar, 2020 13:00

Albin Kurti ka pranuar më në fund të mandatohet si kryeministër i Kosovës. Shtyrja pa fund e deklarimit të tij si i mandatuar ka përfunduar sot me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi. 

Shpërblimet e fshehura të vëllazërisë anti-FETO

Postuar në 19 Janar, 2020 20:57

Shqipëria dhe qeveria e saj vazhdojnë të shpërblehen nga Turqia dhe presidenti i Erdogan për gatishmërinë e treguar në dorëzimin e të gjithë të kërkuarve nga Ankaraja si anëtarë të organizatës së Fetyllah Gulen.

Pa u mbushur dy javë nga largimi  banditesk që policia shqiptare i bëri i shtetasit turk Haruç Çelik, në Tiranë kanë mbërritur pajisje dhe mjete të ndryshme sidomos për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhuratë nga Turqia.

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave, prej dy muajsh nuk marrin rimbursimin

Postuar në 19 Janar, 2020 14:41

Ky është një nga fermerët e fshatit Krutje e Sipërme të qytetit të Lushnjes që prej 2 muajsh nuk ka marrë rimbursimin e përcaktuar nga qeveria për prodhimin e qumështit.

Fermeri: “Në fillim muajt e parë, katër muajt e parë, gjysmë për gjysmë i dhanë. Ne iu përgjigjëm shtetit. Bëmë aplikimin. Bëmë siguracionin, bazë ligjit. I kanë dhënë gjithmonë me vonesë. Nëntorin e dhjetorin nuk i pranuan fare faturat.

Shkencëtarët izraelitë hedhin në qarkullim Zygosid - 50 që trajton diabetin e tipit 2

Postuar në 19 Janar, 2020 14:23

Shkencëtarët izraelitë po punojnë me një ilaç të ri, që mund të trajtojë shkakun kryesor të diabetit të tipit 2: rezistenca e insulinës. Ilaçi quhet Zygosid-50. Shkaqet e diabetit të tipit 2 nuk janë plotësisht të njohura për mjekët. Ka faktorë si obeziteti, stili i jetës, ushqimet e pashëndetshme dhe plakja, të cilat e shtojnë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.  

Një ambasador i BE-së, jo një ministër më shumë në qeverinë e z. Rama

Postuar në 19 Janar, 2020 14:11

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor” gjatë së cilës pyetet për një sërë çështjesh që prekin vendin. Teksa lexon përgjigjet e ambasadorit kupton se ke përballë gjuhën politike të një ministri të qeverisë Rama, ku flitet vetëm për arritje, eliminohen tonet negative, edhe kur ato i përkasin realitetit, mosrealizimet e qeverisë vendosen në kontekste probabiliste.

(Pu)Shtetari

Postuar në 19 Janar, 2020 13:33

Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit

Kështu citohet të jetë shprehur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti para studentëve të universiteteve të Vjeës dhe Venecia. Ndonëse po vijon prej javësh të tëra një negociatë me LDK-në për një post, a një karrige, zoti Kurti vijon të deklarojë se ai është kryeministri i ri i Kosovës. 

Negociatat, asgjë nuk ndryshon për qytetarët

Postuar në 18 Janar, 2020 18:17

Hapja e negociatave për Shqipërinë ka qenë kryefjala e politikës që prej dy vitesh. Mazhoranca nuk nguron ti japë merita vetes për këtë proces që sipas saj e afron Shqipërinë me familjen europiane. Por çfarë përfitimësh do të sjellë për qytetarët hapja e negociatave. Eksperti i çështjes të integrimit, Gledis Gjipali, thotë se në terma praktike qytetetarët nuk do të përfitojnë ndonjë akses të shtuar në tregun europian të punës.

Nostalgjia e një figuranti

Postuar në 18 Janar, 2020 15:14

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur dje në një takim të quajtur akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”, mbajtur në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999. Në fjalën e vet Majko ka luajtor me mesazhet përbashkuese, një zakon i vjetër tashmë për këtë politikan që sillet në skenën politike si më i mençur sesa mund ta përçojë përvoja e tij.

Trump: Make Iran Great Again!

Postuar në 18 Janar, 2020 13:40

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur mesazhet e tij në kërkim të një negociate me Teheranin zyrtar. Me disa statuse në tuiter, Trump ka kërcënuar Khamenein, duke folur mirë për popullin iranian.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme