Trump: Make Iran Great Again!
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur mesazhet e tij në kërkim të një negociate me Teheranin zyrtar. Me disa statuse në tuiter, Trump ka kërcënuar Khamenein, duke folur mirë për popullin iranian.
I ashtuquajturi “Lider Suprem” që nuk ka qenë edhe aq suprem këto kohët e fundit ka thënë disa gjëra të çmendura për SHBA dhe Europën. Ekonomia iraniane po shpërbëhet dhe populli iranian po vuan. Ai duhet të ketë kujdes me fjalët e tij…Populli fisnik i Iranit – që e dashuron Amerikën – meriton një qeveri që është më e interesuar në përmbushjen e ëndrrave të tyre sesa t’i vrasë pse kërkon të respektohet. Në vend se ta drejtojnë Iranin drejt shkatërrimit, liderët e tij duhet të heqin dorë nga terrori dhe ta Bëjnë Iranin të Madh sërish
shkruan Trump.
Pa kërcënuar goditjen, apo ndryshimin e regjimit, Trump këshillon ndryshimin në politika, duke sugjeruar me këtë rast të njëjtën lojë që u verifikua me Korenë e Veriut. Kundrejt këtij mesazhi ka replikuar në tuiter, në llogarinë e Trump, Ajatollah Khamenei sipas të cilit fjalët e zakonshme të SHBA se qëndron krah popullit iranian janë gënjeshtra dhe thika të helmuara ndaj këtij populli. Të dyja vendet kanë frenuar veprimet pas vrasjes së Qasem Soleimanit duke kërkuar disa pika takimi që do të shmangnin konfliktin.
Add new comment