(Pu)Shtetari
Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit
Kështu citohet të jetë shprehur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti para studentëve të universiteteve të Vjeës dhe Venecia. Ndonëse po vijon prej javësh të tëra një negociatë me LDK-në për një post, a një karrige, zoti Kurti vijon të deklarojë se ai është kryeministri i ri i Kosovës.
Në të vërtetë pakkush jashtë skenës politike kosovare e kupton këtë limbo të krijuar nga VV dhe LDK-ja. Dhe shumëkush mund të hamendësojë se kemi të bëjmë me ndarjen e tortës së pushtetit dhe jo me ndonjë debat të nxehtë për shtetndërtimin e Kosovës. Ndaj kjo devizë që na kujton atë moton e Fatos Nanos: Dorëzojmë pushtet, për të bërë shtet, është jo vetëm populiste në vende si Kosova dhe Shqipëria, por edhe e kompromentuar nga sjellja e deritanishme e z. Kurti.
Në fund të fundit, shtetari merr disa përgjegjësi që shkojnë edhe kundër interesit të tij si politikan apo pushtetar. Mirëpo Jo-ja e vazhdueshme e z. Kurti për krijimin e qeverisë në Kosovë nuk shpjegohet, ose të paktën nuk kuptohet si ilustrim i devisës së mësipërme.
Add new comment