Lajme

Ish-ministri i Shëndetësisë, Solis: Duhet një spital i veçantë për këtë situatë

Postuar në 12 Mars, 2020 16:32

Aktualisht spitalet private nuk ofrojnë trajtim mjekësor për të prekurit nga koronavirusi. Në një intervistë për TvT,  Leonard Solis, ish-ministër i Shëndetësisë, njëkohësisht mjek në një prej spitaleve private, thotë se rastet e dyshuara dërgohen në spitalin ifektiv.

Kemi bërë edhe dhomë të veçantë izolimi derisa të lajmërojmë 127. Nëse ne kemi dyshim që kjo sëmudnje që epidemiologjikisht është shumë tinzare, ti mund të jesh duke buzëqeshur dhe ta kesh virusin. Ne mbushim formularin, lajmërojmë 127, e mbajmë të izoluar dhe e nisim atje.  

Recetat jokonvencionale të një kleriku iranian kundër CoVid 19

Postuar në 12 Mars, 2020 16:17

Një klerik iranian pretendon se ka gjetur mënyrë për të kuruar koronavirusin. Ayatollah Tabrizian nga qyteti i Qom sugjeron në rrjetet sociale disa këshilla:

Krih flokët mirë

Ha shumë mollë dhe qepë

Një pambuk të ngjyer me vaj manushaqeje futeni në anus

Kleriku vetëshpallet si ekspert i mjekësisë islame dhe ai ka 120 mijë ndjekës në rrjetin social Telegram. Sipas tij ky vaj ka vlera të jashtëzakonshme dhe ndihmon madje edhe në luftën kundër sindromës Daun.  

Kina: Nëse merren masa, pandemia merr fund në qershor

Postuar në 12 Mars, 2020 15:13

Autoritetet kineze bëjnë me dije se pandemia e koronavirusit ka arritur pikun dhe se ajo mund të përfundojë në muajin qershor. Kjo sigurisht nëse të gjitha vendet e prakura do të aplikojnë masat agresive të karantinimit dhe kufizimit të lëvizjes. Këshilltari mjekësor i qeverisë kineze, epidemiologu 83 vjeçar, Zhong Nanshan që njihet për ndihmën që dha në luftën kundër SARS në vitin 2003 ka deklaruar se në mes të këtij viti pandemia do të ketë marrë fund.

Incident në Wuhan, mishi u shpërndahet banorëve me kamionin e mbetjeve urbane

Postuar në 12 Mars, 2020 14:25

Shpalli fitore mbi koronavirusin, por ka rrëshqitur në një gabim që nuk ka kaluar pa vëmendje.

Jemi përballë Fatit

Postuar në 12 Mars, 2020 14:00

Numri ka shkuar në 23. Në pesë qytete të vendit. Ajo që pritej ndodhi. Dhe ne nuk jemi gati. Kemi vetëm shpresën e marrë të fatit personal. Qeveria po na thotë se është gati. Se i ka të gjitha mjetet. Se ka pajisje. Se ka këtë dhe ka atë. Të shpresojmë se është kështu.

Nga “vaffanculo coronavirus” në “korona nuk fal vëllezër”

Postuar në 12 Mars, 2020 01:20

Siç mund të pritej edhe me krizën e pandemisë së tanishme, shqetësim ndër kryesorët për qeverinë shqiptare janë mediat. Një pjesë e tyre. Ç’është e vërteta në botë po bëhen përpjekje për të ndalur lajmet e rreme, kurse në Shqipëri të tilla ende nuk ka. Janë vënë në lëvizje padi penale për përhapje paniku, por ato janë akuza mbi rërë, pasi përditë e më shumë po del në pah se Shqipëria nuk po di ta përballojë krizën veçse duke imituar vendimet që merren në Itali. Ka ankesa të shumta nga stafet mjekësore, ka mosbesim për shifrat, ka shtrëngesë në logjistikë.

Zyrtarisht jemi në pandemi globale

Postuar në 11 Mars, 2020 17:56

OBSH vlerëson se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi". Lajmi u bë i ditur nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

"Fjala pandemi - shtoi ai - nuk mund të përdoret lehtë sepse mund të shkaktojë frikë të panevojshme dhe ndjenja se lufta ka mbaruar. Por - vazhdoi ai - duke përshkruar situatën si një pandemi, nuk ndryshon atë që bën OBSH -ja dhe çfarë vendet duhet të bëjnë".

Ghebreyesus theksoi se kjo  është "pandemia e parë e shkaktuar nga një koronavirus".

Mjeku i urgjencës: Pa veshje speciale në urgjencë. Jam në vetëizolim

Postuar në 11 Mars, 2020 17:42

Mjeku Ilir Allkja denoncon sot të vërtetën e asaj që po ndodh në urgjencë. Mungesë pajisjesh, veshjesh për stafin dhe më e keqja, mashtrim të mjekëve që u thuhet se pacientët kanë shqetësime të tjera nga ato të konstatuara me covid19. 

Një skandal që kërkon hetim dhe që vë një pikëpyetje serioze mbi atë se çfarë po ndodh me menaxhimin e kësaj gjendjeje. 

https://m.facebook.com/profile.php?id=1375747909

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli për vdekjen e parë nga koronavirusi në Durrës

Postuar në 11 Mars, 2020 14:54

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, është pyetur për mungesën e pajisjeve në stafet mjekësore dhe ajo ka thënë se pajisja e stafeve që ofrojnë shërbime publike do të pasjisen me mjetet e nevojshme.

Edi Rama: Patrullim nga policia dhe policia ushtarake

Postuar në 11 Mars, 2020 13:34

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një videoje se masat e parashikuara përfshijnë nxjerrjen në rrugë të patrullave të policisë dhe policisë ushtarake për të kontrolluar çdo person që mund të ketë ardhur nga zonat e rrezikut epidemiologjik. Z. Rama ka paralajmëruar se për personat e ardhur nga Italia apo Greqia që do të shihen sërish në rrugë nga dita e nesërme do të gjobiten me 5000 euro gjobë.

Jemi në situatë lufte, ka thënë z. Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme