Ish-ministri i Shëndetësisë, Solis: Duhet një spital i veçantë për këtë situatë

Postuar në 12 Mars, 2020 16:32

Aktualisht spitalet private nuk ofrojnë trajtim mjekësor për të prekurit nga koronavirusi. Në një intervistë për TvT,  Leonard Solis, ish-ministër i Shëndetësisë, njëkohësisht mjek në një prej spitaleve private, thotë se rastet e dyshuara dërgohen në spitalin ifektiv.

Kemi bërë edhe dhomë të veçantë izolimi derisa të lajmërojmë 127. Nëse ne kemi dyshim që kjo sëmudnje që epidemiologjikisht është shumë tinzare, ti mund të jesh duke buzëqeshur dhe ta kesh virusin. Ne mbushim formularin, lajmërojmë 127, e mbajmë të izoluar dhe e nisim atje.  

Deri më tani, qeveria ka vendosur që karantinimi i personave të infektuar me koronavirus të bëhet vetëm në spitalet shtetërore, duke përjashtuar privatin, por nëse në një vendim të dytë qeveria përfshin edhe këto spitale ato do të jenë të detyruar të mos ofrojnë me shërbimet të tjera.

Shteti ka strategjinë e tij që mund ta përfshijë në një kohë të dytë privatin. Por tani e bëjmë të qartë. Nëse fillon të trajtosh koronavirus, nuk mund të presësh pacientë të tjerë sepse i rrezikon.

 

Sipas Solis, kapaciteti i spitaleve shtetërore për të përballuar  një skenar të keq është i ulët. Zgjidhje për ish-ministrin është ndërtimi i një spitali të dedikuar për këto raste.

Është një sëmundje që të gjunjëzon. Gjunjëzon shtetin. Nuk mund të përballohet kurrsesi me spitale. Spitali do të jetë vetëm për atë pjesë të vogël, që të jetë sa më e vogël për ta përballuar. Kapaciteti i spitaleve tona për të përballuar këtë sëmundje është shumë i ulët. Me raste, atë 5-8% të pacientëve që do të kenë nevojë për intubim, për respiratorë, kapaciteti është shumë i ulët. Do të bllokohemi shpejt dhe do të detyrohemi të bëjmë përzgjdhje kush do të futet dhe kush jo. Ne jemi një spital që nuk bëjmë trajtim të koronavirusit. Në këtë kuptim spitali duhet të jetë i veçantë, siç e bëri Kina.  

Ndonëse rastet  e konfimuara me koronavirus në vend janë  në rritje, Solis thotë se e vetmja dritë shprese vjen nga Kina, ku ditët e fundit numri i viktimave është ulur ndjeshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.