Jemi përballë Fatit
Numri ka shkuar në 23. Në pesë qytete të vendit. Ajo që pritej ndodhi. Dhe ne nuk jemi gati. Kemi vetëm shpresën e marrë të fatit personal. Qeveria po na thotë se është gati. Se i ka të gjitha mjetet. Se ka pajisje. Se ka këtë dhe ka atë. Të shpresojmë se është kështu.
Por të 23 të prekurit kanë një histori me Italinë. Dhe kur raportohej se në pikat kufitare nuk kontrollohej kush, media u quajt kazan. Sot jemi përballë faktit dhe frikës se mund të kemi radhën. Nuk është çështje faji, sepse pandemia tashmë është globale. Thjesht bashkë me ankthin e kësaj që po ndodh e që mund të prekë shumëkënd që njohim, që mund të përmbysë rendin e normalitetit, kemi edhe frikën se jemi Vetëm. Në mëshirën e fatit. Kemi 30 vjet që kemi bërë gjithçka dhe vetëm për këtë ditë nuk menduam njëherë seriozisht.
Por ne jemi gati. Instinkti na mbron në ndryshim nga bota që mbrohet me mjete dhe infrastrukturë. Na mbron edhe sms e kryeministrit që na fton të lajmë duart.
Comments
Fatkeqesisht Shqiperia nuk ka
Fatkeqesisht Shqiperia nuk ka kurrgje per keto raste. As mjete dezifenktuese, as alkol dhe materiale te tjera dezifenktimi, as maska te mjaftueshme. Mbetet vetem vetizolimi per jave te tera!
Add new comment