Lajme
Video/Po të them mos t'i quash Kumbarë!
Termi "Kumbarë" ka provokuar keq presidentin serb, Vuçiç në konferencën për shtyp me z. Rama në Beograd, aq sa në mbyllje të saj, z. Vucic nuk iu durua pa i thënë me zë të ulët z.Rama një fjali që duket sikur dëgjohet si: Po të them mos t'i quash Kumbarë!(I will tell you to not call them Godfathers...!)
Macronizëm/Nuk i takon KE-së të dijë si menaxhon Franca policinë e vet
Presidenti francez, Emmanuel Macron, një vizionari në retorikë dhe të cilit i pëlqen të japë këshilla, të urdhërojë e të duket se po shkruan historinë, nuk i pëlqen fare që ta kritikojnë. Djali i llastuar i Parisit ka replikuar përmes sekretarit të Shtetit për Europën, Laurence Boone, duke deklaruar se:
Non Grata, e pranueshme nëse bën apo nxit thirrjet për rrëzimin e qeverisë në Kosovë
Çfarë po ndodh? Po ndodh që sot Tirana zyrtare po investon në rrëzimin e një qeverie në Kosovë. Një qeverie të zgjedhur me votë. Dhe po e bën këtë nën mbulimin e ruajtjes së orientimit perëndimor të Kosovës që është cenuar nga sjellja e Albin Kurtit.
Sot mediat raportuan se turi ballkanik i kryeministrit Rama nuk kalon në Kosovë, pasi Kurti nuk do të takojë z. Rama nën argumentin se ai anuloi pa arsye mbledhjen e përbashkët të qeverive.
Pse po ikim?
Është bërë e vështirë të matësh dhe parashikosh psikologjinë e përgjithshme të shoqërisë në këtë vend. Ta zëmë, mania për të emigruar mbetet e lartë, ajo kthehet e rikthehet në formë valësh apo histerie, por nuk e humb asnjëherë tërheqjen e vet. Arsyet kryesore të ikjes: ekonomike. Por duhet të ketë diçka më shumë, që duhet hulumtuar mirë.
Teknikë manipulative me Klinton e 1999-ës: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!
Radio Televizioni Shqiptar ka postuar dje në kanalin e tij në Youtube një video të Bill Klinton në vitin 1999 me titullin: Bill Klinton mesazh shqiptarëve: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!
Mesazhi është përcjellë në kohën kur Klinton ishte president dhe kishte mbarur fushata e bombardimit të Jugosllavisë, ishte kryer çlirimi i Kosovës dhe tashmë niste puna për Paqen.
Ndryshimi i figurës së politikanit: Nga të përjetshëm në "rock stars" që pas mandatit kërkojnë punë
Në një shënim të vetin, kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, bën një vëzhgim të rëndësishëm për kohën e sotme politike. Rënia e papritur, kohëzgjatja e shkurtër e atyre që ai I quan Rock Star-ët e politikës. Teksa vë në dukje se gjërat kanë ndryshuar në rrafsh global, Papachelas krahason karrierën e njerëzve si Miterrand, Kohl, Papandreou me politikanët e sotshëm, që në majat e suksesit kalojnë para publikut si të domosdoshëm.
Nja dy fjalë për një vizitë simbolike
Siç mund të pritej ceremonia e Bill Clinton në Tiranë nuk e ka kapur në befasi provincializmin dhe shpirtngushtësinë tonë. Që nga uvertura e përgatitur nga Kryeministri Rama që disa javë më parë foli për një surprizë nga Amerika e deri te protokolli i sotshëm me disa Clintonë nga Kosova dhe “surprizat” me fëmijë, janë të gjitha pjesë e paketës politiko-ekzotike të Shqipërisë së vogël të cilën politika ia del ta bëjë të vockël.
Ua them Unë se çfarë do bëjë dhe nuk do bëjë Shqipëria me Kosovën
Në gazetën “Tema” online shfaqet sot një intervistë e përmbledhur e botuesit të saj Mero Baze mbi zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet e qeverisë së kësaj të fundit në krizën e tanishme. Nëse lexon citimet përkatëse, të krijohet ideja se Baze po flet si Bashkë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe jo si një gazetar apo analist që merret edhe me çështje të rajonit. P.sh një paragraf:
Albioni nuk ndryshon/Somerset 1772 - Braverman 2023
Dje në Britaninë e Madhe u njoftua se tre gjykatës së Apelit kishim rrëzuar si të paligjshëm planin e qeverisë për të kaluar drejt Ruandas azilkërkuesit që hyjnë në Britani pa dokumente të rregullta. Vendimi ishte 2:1 dhe gjykatësit u shprehën se ai nuk hyn në meritën e politikës në fjalë. Thjesht në gjykimin e tyre Ruanda:
Nuk është një vend i tretë i sigurtë dhe bie në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut që ndalon torturën
BBC-ja e citon kështu planin e qeverisë:
Paralajmërohet largimi i MEK nga Shqipëria
Më poshtë njoftimi i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë rreth aksionit të sotshëm në kampin e MEK: