Paralajmërohet largimi i MEK nga Shqipëria

Postuar në 20 Qershor, 2023 12:52

Më poshtë njoftimi i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë rreth aksionit të sotshëm në kampin e MEK: 

Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla.

Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Keta I moren sepse si byth lepires qe jane, perfshi ketu Saleh plehun dhe Rametullah Edvinin, pranojne gjithshka, vetem t'i mbaje ne pushtet regjimi i Washingtonit.
Pavaresia e ketij shteti perfundoi mbas nderrimit te sistemeve, na ai komunist ne kete colonialist.

Terroristet e Manzes nuk do te largohen sepse nuk ka shtet qe i do. As Afrika nuk ka per t'i pranuar sepse po zgjohet dhe po e debon hegjemonizmin e botes Perendimore.

Terroristet e Ragaves ndertuan dhe sistemuan shtetin e tyre nr 2 Ashraf, nen hunden e qeverise shqiptare dhe me bekimin e kessj te fundit.
Berisha qe I solli duhet debuar tok me ta.
Te vetmit intelektuale qe i denoncuan keta terroriste jane Dr Olsi Jazexhi dhe gazetari Gj Thanasi.

Me sa duket eegjimit kukull dhe kuisling te Rames i paska here frika nga raketat hypersonic Fattah te Iranit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.