Lajme

Kërkesë nga brenda PS-së: Ministrja e Arsimit duhet të largohet, nuk ka as besimin e njerëzve të vet

Postuar në 13 Gusht, 2020 15:35

Pedagogia Irsa Ruçi, drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë thotë se reformimi i sistemit arsimor, duhet të nisë nga shkarkimi i ministres Besa Shahini. Në studion e lajmeve të TvT, Ruçi tha se ministrja e Arsimit nuk ka rritur të fitojë besim as te grupi i saj i punës. Sipas pedagoges Ruçi, strategjia për vitin e ri shkollor dhe akademik duhet të ketë pikën e parë pikërisht largimin e Shahinit.  

Italia nuk përjashton rikthimin e karantinës

Postuar në 13 Gusht, 2020 14:31

Italia nuk e përjashton rivendosjen e karantinës kundër koronavirusit. Në një intervistë për gazetën Correre della Sera, koordinatori i Komitetit Tekniok Shkencor, Agostino Miozzo shprehet se kthim pas do të ishte një katastrofë, por nëse infektimet rriten, atëherë mbylljet lokale nuk përjashtohen. Miozzo apelon për një përgjigje më të koordinuar në nivel europian ndërkohë që për aktivitete si baret dhe diskotekat urdhëresat kufizuese mbeten në fuqi.

Kryetari i hap luftë kulturës së mallkimit

Postuar në 12 Gusht, 2020 22:56

Para disa ditësh biznesmenia Vilma Nushi firmosi një letër publike kundër “atij që e mallkonte”. Zonja Nushi është prekur nga CoVid-19 dhe po trajtohet në një spital jashtë vendit. Letra ishte një parashtrim i përpjekjeve të zonjës që rrekej të sqaronte popullin e lexuesve se pasurimi i saj është një histori suksesi, jo korrupsioni. Me këtë rast mallkuesit kanë gabuar shënjestrën dhe po hyjnë në gjynah. 

Kundër mallkimit ka folur sot edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij ka një kulturë mallkimi që duhet të korrigjohet pasi siç thotë ai “jemi shqiptarë”. 

53% e skocezëve, pro pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar

Postuar në 12 Gusht, 2020 16:21

Shumica e skocezëve mbështesin pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Një sondazh i gazetës “Time” evidenton se 53% e njerëzve do të votonin për pavarësinë e Skocisë nëse do të mbahej një referendum, një përqindje me 2 pikë më lart sesa niveli më i lartë i mbështetjes për pavarësinë.

Nevojë për hetim/Denoncime se qytetarët po blejnë edhe aparaturat për të sëmurët me CoVid-19

Postuar në 12 Gusht, 2020 16:13

Një kronikë e TvT sot për gjendjen në spitalin “Shefqet Ndroqi” ngre pikëpyetje serioze mbi kapacitetet menaxhuese të epidemisë. Në kronikë paraqitet një qytetar që deklaron se ka blerë në aparaturë – që sipas tij filtron ajrin – e cila kushton 1500 euro përveç maskës 200 euro.

Kush quhet i shëruar?

Postuar në 12 Gusht, 2020 14:58

Në mediat kryesore në Perëndim po flitet përherë e më shumë për pasojat afatgjata të CoVid-19. Është një shfaqje e papritur e këtij virusi që ndikon në tërësinë e vet shoqërinë dhe performacën e saj në punë. Që në fund të fundi vret normalitetin dhe mundësitë e rikthimit në të, duke hedhur baza pse jo për një ndarje nesër.

I përgënjeshtroi të gjitha hipotezat

Postuar në 12 Gusht, 2020 14:05

Koronavirusi po rikthehet. Si shqetësim publik dhe si çështje e ditës. Pas një qetësie relative të dy muajve të fundit, vende të ndryshme po raportojnë rritje të rasteve apo një dinamikë të re të sëmundjes.Në Turqi p.sh një vend që e menaxhoi mirë situatën gjatë muajve kritikë të pranverës që lamë pas,  raporton ulje të numrit të hospitalizimeve, opr rritje të numrit të rasteve të rënda. Franca raporton rritje të infeksioneve, Gjermania po ashtu, ndërkohë që Italia duhet parë si rast i veçantë për shkak se krahas Kinës dhe SHBA ishte një ndër kampionet e valës së parë.

Në korrik nisi rënia e shpejtë e rasteve të reja me CoVid-19 dhe nuk e dimë shkakun

Postuar në 11 Gusht, 2020 14:08

Epidemiologu kryesor i qeverisë suedeze, Ander Tegnell ka deklaruar në një intervistë për median “The Local” se rënia e numrit të të infektuarve në muajin korrik nuk mund të shpjegohet plotësisht.

Kur ika me pushime në fillim të korrikut ishim ende në një lloj rrafshi ku ndodheshim prej kohësh. Por gjatë atyre tri javëve nisi kjo rënia e shpejtë e rasteve të reja dhe se pse kjo ndodhi në këtë kohë, kaq shpejt dhe kaq papritur mendoj se është pak e vështirë që të kuptohet plotësisht

Shpërthimi në Bejrut, autoritetet paralajmëruan rrezikun që në janar

Postuar në 11 Gusht, 2020 13:54

Agjencia “Reuters” ka zbardhur sot atë që mund të quhet një histori e vërtetë korrupsioni dhe papërgjegjshmërie pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit në Liban.

Sipas dokumenteve të siguruara nga kjo agjenci, zyrtarët e sigurisë në port kishin paralajmëruar muajin e shkuar Presidentin e vendit dhe Kryeministrin se 2500 tonë nitrat amoni që ishin magazinuar në port përbënin një rrezik të madh dhe mund të shkatërronin kryeqytetin nëse do të shpërthenin.

Video/E pabesueshme, policia në Florida prangos një 8-vjeçar

Postuar në 11 Gusht, 2020 13:15

Një avokat në SHBA, Benjamin Crump ka shpërndarë në tuiter videon e arrestimit në Florida të një 8-vjeçari. Video e pabesueshme tregon sesi policët i vendosin prangat fëmijës në fjalë duke i sqaruar se ky ishte një gjest jo i pëlqyeshëm. Fëmija u arrestua më 14 dhjetor 2018 pasi goditi mësuesen e vet e cila I kishte kërkuar të ulej dhe qëndronte siç duhej. Më pas u kontaktuan prindërit dhe historia tipike amerikane:

U ndoqën procedurat standard

Pages

Subscribe to RSS - Lajme